Adonis Filipi
Adonis Filipi (Berat, 15 janar 1957), regjisor. Ka vënë në skenë rreth 70 vepra brenda dhe jashtë Shqipërisë. Adonisi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme teatrore ndërkombëtare, si: Turqi, Maqedoni e Veriut, Itali, Bullgari, Rusi, Rumani, Belgjikë[1]. Që nga viti 1998 është ideator dhe drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar Teatror "Skampa"[2]; bashkideator dhe organizator i Festivalit të Aktrimit "Apollon", Fier; drejtor i Asociacionit Europian të Teatrit Bashkëkohor Shqiptar - ATK; me kontribute si pedagog pranë Akademisë së Arteve, Fakulteti i Artit Skenik, dega regji dhe Universitetit "A. Xhuvani", Fakulteti i Shkencave Humane, Elbasan. Aktualisht jeton në Amerikë.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreu studimet e larta në Fakultetin e Artit Skenik për regji teatri (1978-1982) pranë Akademisë së Arteve, Tiranë. Ka realizuar kualifikime pasuniversitare (Tiranë, 1984-1985; Austri 1997).
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filloi punën si regjisor në Teatrin e Beratit dhe më pas kaloi në teatrin "Skampa" të Elbasanit[3]. Ka vënë shumë shfaqje në skenë si brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe është vlerësuar me disa çmime. Repertori i tij përfshin autorë si: Sofokliu, Shekspiri, E. Jonesko, D. Macmilan, Dario Fo, T. Williams, W. Allen, D. Mamet, D. Motoc, E. Pavlovski; komedianët shqiptarë si: Çajupi, R. Pulaha, T. Laco, R. Shabani, J. Neziraj, etj.
Shfaqje teatrale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pas vdekjes (A. Z. Çajupi) - komedi, 1986.
- Kopraci (Molier) - komedi, 1986.
- Më fal baba (A. Hila) - 1988.
- Bojaxhinjtë nuk kanë kujtesë - 1991, 2001, 2006.
- Vdekja (Woodie Allen) - dramë, 1996, 1998.
- Shitet një i vdekur (Dario Fo) - komedi, 1997.
- Fejesa dhe jubileu (Anton Çehov) - 1997.
- Mësuesi (Jonesko) - komedi, 1997 dhe 1999.
- Amerikan Buffalo (David Mamet) - 2000.
- E ardhmja qëndron te vezët - (Jonesko) komedi, 2002.
- Sfida (Doru Motoc) - dramë poetike, 2003.
- Fani vjen vetëm (Resul Shabani) - Shkup, 2005.
- Trokitje në borë (Skënder Rusi) - Korçë, 2006.
- Duke pritur të hënën (K. Maria Alsina) - 2007.
- Pushteti (E. Pavlovski) - 2007.
- Arto kujton Hitlerin dhe kafe Romaniko (T. Pouckert) - 2008.
- Rrëfimet e narkomanëve 2 (R. Nurbojas) - Pejë, 2008.
- Departamenti AP (J. Neziraj) – 2014.
- Lule dielli[4] – dramë, 2018.
- Elektra (Sofokliu) – tragjedi, 2010, 2018[5].
- Henri IV/2 (Shekspir) – dramë.
- Lideri (Jonesko) – dramë, 2015.
- Volpone (B. Jonhnson) – 2018, 2019.
- Bluz për alto saks (Doru Motoc) – monodramë, 2018, 2019, 2021.
- Një zonjë nga Argjentina (Thomas Brand) – komedi, 2021.
- Medea (Euripidi) – tragjedi, 2021.
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Shfaqja më e mirë" në Festivalin e Joneskos, Slatine, Rumani në vitin 2003 me shfaqjen “Mësuesi” (Maestrul).
- "Regjia më e mirë" në Festivalin Ndërkombëtar të Komedisë "Ballkan 2000", mbajtur në Korçë në vitin 2004 me shfaqjen "E ardhmja qëndron te vezët".
- "Çmimi i Parë i Interpretimit" në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit "Kloun Slavik" në Moskë në vitin 2005 me shfaqjen "Sfida - Të fluturosh, çfarë kënaqësie!".
- “Shfaqja më e mirë” (Teatri Skampa Elbasan), “Regjia më e Mirë” (Adonis Filipi), “Aktori më i Mirë” (Helidon Fino), “Aktorja më e Mirë jo Protagoniste” (Ilirda Bejleri) në edicionin e parë të festivalit “Takimi i teatrit Kadri Roshi” në Gjirokastër në vitin 2018 me shfaqjen “Volpone”[6].
- “Shfaqja më e mirë teatrore muzikore” në “Nisville jazz Festival” Serbi, në vitin 2021 me shfaqjen “Bluz për alto saks”.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi, teatri & kinematografia shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 132–133. ISBN 978-99943-1-456-0.
- ↑ "The Artist | Adonis" (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-09-22.
- ↑ Papagjoni, Josif (2003). Regjisoret. Tiranë: Akademia e Shkencave, Qendra e Studimit të Arteve. fq. 126–127.
- ↑ Kult, Stafi Info (2018-01-16). "Adonis Filipi, tur shfaqjesh me dramën "Lule dielli"". InfoKult. Marrë më 2025-09-22.
- ↑ "Regjisori shqiptar Adonis Filipi ngjit 'Elektrën', në 'Shandog Drama' të Kinës - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-09-22.
- ↑ ""Volpone", me 4 çmime në festivalin e Gjirokastrës". 55news.al (në anglishte britanike). Marrë më 2025-09-22.