Shko te përmbajtja

Adrian Prenkaj

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Adrian Prenkaj është ish-diplomat i Kosovës dhe ish-këshilltar për Integrim Evropian i Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga,[1] si dhe ish-zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

Prenkaj ka shërbyer si këshilltar për Integrim Evropian i Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nga viti 2012 deri në vitin 2016, duke u angazhuar në çështje të lidhura me integrimin evropian[2] dhe koordinimin institucional në këtë fushë. Në këtë kuadër, ai ka qenë përfaqësues i Presidentes në procesin e negociimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Më parë, ai ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik të Kosovës në fazat e hershme, si Sekretar për Çështje Politike dhe marrëdhënie me Kongresin Amerikan[3] në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington.

Në vitin 2015, Prenkaj ka udhëhequr procesin e koordinimit institucional për përmbushjen e kritereve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), proces që çoi në përzgjedhjen e Kosovës[4] për zhvillimin e programit kompakt.

Prenkaj ka shërbyer në sistemin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, përfshirë si Shef i Zyrës së Koordinatorit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë[5] nga korriku 2023 deri në tetor 2025.

Pas këtij angazhimi, ai është i përfshirë në punë këshillimore në fushën e politikave publike dhe zhvillimit ndërkombëtar.[6]

Prenkaj ka përfunduar studimet në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës dhe studimet master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Universitetin Durham në Mbretërinë e Bashkuar.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 1 2 "Atifete Jahjaga Cabinet", Wikipedia (në anglisht), 2026-01-18, marrë më 2026-03-17
  2. "Kosova drejt finalizimit të kritereve për heqjen e vizave". Lajmi.net. Marrë më 1 shkurt 2026.
  3. "U.S. Department of State, [title of document]," (PDF). 2011.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. "Ish-këshilltari i Jahjagës: Kualifikimin e Kosovës për të fituar fonde nga MCC e nisëm më 2015". kosova.info. 2026.
  5. Final Narrative Report: Joint Programmes in the Seed Funding Tracks (PDF) (në anglisht). New York: UN MPTF. 2025.
  6. "Kosovo Constraints Analysis" (PDF). Kosovo Constraints Analysis (në anglisht). 2016. Marrë më 1 mars 2026.