Aeroporti i Dubait

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait [1], është një aeroport ndërkombëtar dhe qendër e madhe ajrore në Lindjen e Mesme dhe është aeroporti kryesor i Dubait e cila është vendosur në distriktin Al Garhoud , 2.5 milje detare në lindje të Dubait. Inaugurimi i aeroportit ishte më 15 maj 1966 Aeroporti i Dubait është i përhapur në një sipërfaqe prej 8.500 hektarë tokë.Në 2013 ky aeroport theu një rekord prej 66.400.000 pasagjerëve, një rritje 15.2 përqind nga viti 2012. Këtë e bëri të jetë aeroporti i 7 më i ngarkuar në botë me trafikun e pasagjerëve dhe aeroportin e 5-të më të ngarkuar për ngarkesa në botë, të cilët trajtuan 2.440.000 ton mallra në vitin 2013.Aeroporti Nderkombëtar i Dubait është një kontribues i rëndësishëm për ekonominë e Dubait, duke punësuar rreth 58.000 persona, dhe në mënyrë indirekte mbështet mbi 250,000 vende pune në Dubai dhe përfaqëson rreth 19 për qind të punësimit të përgjithshëm në Dubai, dhe 28 % % të PBB-së Dubait. Është parashikuar që deri në vitin 2020 kontributi ekonomik i sektorit të aviacionit të Dubait do të rritet në 32 % të PBB-së Dubait duke mbështetur mbi 373,000 vende pune.

Konstruksioni dhe Zgjërimi

Ndërtimi i aeroportit ishte urdhëruar nga sundimtari i Dubait , Sheikh Rashid bin Saeed Al Maktoum , në vitin 1959 . Ajo u hap zyrtarisht në vitin 1960 i cili kishte një pistë e gjatë e bërë nga rërë kompakt me një gjatësi 1,800 m (5906 ft) i cili ishtë në gjendje për të trajtuar avion me madhësinë e një Douglas DC -Në maj 1963 filloi ndërtimi i një piste të re më gjatësi prej 9,200 ft ( 2,804 m) të asfaltuar. Kjo pistë e re , së bashku me pistën origjinale nga rëra në maj 1965 , së bashku me disa zgjerime të reja janë shtuar në ndërtesën e Terminalit , instalimi i sistemit të ndriçimit vazhdoi pas hapjes zyrtare dhe përfundoi në gusht të atij viti.Faza e ardhshme e zhvillimit ishte pista e dytë, e cila u hap në prill 1984. Kjo pistë , ndodhet 360 m ( 1,180 ft ) larg pistës egzistuese sidhe disa zgjërime dhe përmirësime të objekteve të terminalit. Më 23 dhjetor 1980 aeroporti u bë anëtare e zakonshme e Këshillit të Aeroportve Ndërkombëtare (ACI ). Gjatë viteve 1980 , Dubai ishte një pikë ndalimi për linjat ajrore të tilla si : Air India, Cathay Pacific , Singapor Airlines , Malajzia Airlines dhe të tjerët që udhëtonin përmes Azisë dhe Evropës

Linjave ajrore kryesore operuese në Aeroport

• Emirates Airlines është kompania më e madhe ajrore që operon në aeroport, duke ofruar shërbime të planifikuara në Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi, Evropë, Amerikën e Veriut, Amerika e Jugut , Australia dhe Zelandë të Re. Ajo operon ekskluzivisht nga Terminali 3.

• Emirates SkyCargo, është një degë e Emirateve, e cila ofron shërbime të mallrave mes Dubai dhe pjesës tjetër të botës.

• Fly Dubai, është një kompani e cila operon me mbi 50 aeroplanë në shërbim të pasagjerëve nga Dubai, në Lindjen e Mesme, Afrikë, Evropë dhe Azinë Jugore. Ajo vepron nga Terminali 2.

Terminali 1

Terminali 1 ka një kapacitet prej 38 milion pasagjerësh , ajo është përdorur nga mbi 100 linja ajrore dhe është e lidhur me vendqendrimin e pasagjereve (Turmën) C ,dhe ka një gjatësi prej 1 km ( 0,62 mi).Ajo është e shtrirë në një sipërfaqe prej 520,000 m2 ( 5,600,000 ft) dhe ofron kontroll në 221 sportele. Terminali është ndërtuar fillimisht për të trajtuar 24 milion udhëtarë , por me bllokimet e skajshme në terminal , aeroporti u detyrua që të zgjeroi terminalin për të akomoduar 38 milion njerëz me hapjen e 28 portave për pasagjer

Terminali 2

Terminali 2-të është ndërtuar në vitin 1998 dhe ka një sipërfaqe prej 47,000 m2 ( 510,000 ft ) me një kapacitet prej 10 milion pasagjerësh, ku më vonë në vitin 2013, pas disa rikonstruksioneve dhe një zgjerim të madh kapaciteti i saj u dyfishua. Ajo është përdorur nga mbi 50 kompani ajrore , kryesisht që veprojnë në rajonin e Gjirit Persik, ku shumica e fluturimeve veprojë në Iran , Indi , Arabin Saudite, Pakistan dhe Afganistan. Terminali 2 ka pësuar një rinovimin të madh kohët e fundit , duke bërë disa ndryshime brenda dhe jashtë dhe duke ofruar më shumë zgjedhje për ngrënie të udhëtarëve

Terminali 3

Ky terminal u hap më 7 shtator 2010, dhe kishte një kapacitet prej 47 milion pasagjerëve. Që nga hapja në tetor 2008 ,terminal ka trajtuar më shumë se 197.920 lëvizjet e avionëve ( nisje dhe arritje), dhe aktualisht deri në 85,000 pasagjerë kalojnë përmes këtij terminali çdo ditë. Sistemi i trajtimit të bagazheve ka një kapacitet për të trajtuar 8,000 çanta në orë .Parkingu për makinat përfshin 1,870 m2 hapësirë për makina, 168 m2 hapësirw e makinave me qira

Aksidente dhe incidente

• Më 14 mars 1972, Sterling Airways Flight 296 u rrëzua në Dubai , duke vrarë 112 pasagjer .

• Në nëntor 1974, British Airways Fluturimi 870 , gjatë fluturimit nga Dubai në Heathrow u rrëmbye ku një peng është vrarë, mirëpo u dorëzua pas 84 orësh .

• Më 28 korrik 2001, një njeri i quajtur Djamel Beghal si i dyshuar për sulme terroriste u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Dubait i cili udhetonte për në Evropë. Beghal më vonë kishte pranuar se ai ishte pjesë e një komploti për sulm në ambasada.

• Një pjesë e Terminalit 3 të aeroportit u rrëzua më 28 shtator 2004, gjatë fazës së ndërtimit . Terminali ishte projektuar nga Paul Andreu , një arkitekt francez i cili gjithashtu kishte projektuar airportin e Parisit - Charles de Gaulle.

• Më 3 shtator 2010, aeroplani Boeing 747 - 44AF N571UP u rrëzua menjëherë pas aterimit , duke vrarë të gjithë ekuipazhin dhe shkatërrimin e avionit . N571UP vepronte për fluturim ndërkombëtar për bartjen e mallrave në aeroportin Koln në Gjermani

Referencat[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

  • Lexo edhe ne  [1] tek aa.com.tr
  • Lexo Online [2] tek www.tetovasot.com
  • Lexo Online [3] [4] [5]