Afrim Koçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Afrim Koçi (Tiranë, 26 qershor 1938[1] - 2 shtator 2017) ishte një përkthyes dhe botues shqiptar. Si përkthyes ka shqipëruar mbi 100 tituj nga gjermanishtja, rusishtja, italishtja, anglishtja nga disiplina të ndryshme si letërsi, shkenca humane dhe sociale, histori, albanologji, filozofi.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në mesin e një familjeje matjane me prejardhje nga Burgajeti dhe të vendosur në kryeqytet. Xhaxhai i tij, Shyqyriu, ka qenë prefekti i parë i Matit caktuar nga qeveria e Vlorës, nga dom Nikollë Kaçorri, ndërsa xhaxhai tjetër, Bajrami, gjatë kohës së mbretërimit të Zogut I, ka qenë kryetar komune në Zerqan të Dibrës[1].

Ai ka përkthyer mbi 120 tituj librash nga gjermanishtja dhe gjuhe të tjera, është përfaqësues i denjë i shkollës shqiptare të përkthimit që i ka dhënë lexuesit tonë kryeveprat e letërsisë botërore. Kontributet e shquara të Afrim Koçit janë vlerësuar brenda dhe jashtë vendit. Ai është fitues i çmimit të perkthimit "Fan Noli", fitues i "Penes së Argjendë" dhe është shpallur një nga 10 personalitetet e vitit 2007 nga Bashkia e Tiranës. Po ashtu, ai është fitues i çmimit kombëtar të përkthimit të Austrisë dhe është nderuar me çmime edhe nga Zvicra, Rusia etj. U nda nga jeta më 26 shtator 2017.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Kurti A., Afrim Koçi, "Qytetar Nderi" i Bashkisë Burrel, youtube.com