Jump to content

Agan Kaja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Agan Kaja ose Koja (1892-1929) ishte një klerik mysliman dhe veprimtar politik shqiptar nga Plava, Mali i Zi i sotëm. Ai ishte anëtar i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe luftoi si kaçak kundër trupave kufitare jugosllave pas vitit 1919 kur rajoni i tij u bë pjesë e Jugosllavisë. U vra nga agjentët jugosllavë në Tropojë më 1929. Në vitin 1992, në 80-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u nderua me Urdhrin e Lirisë (Klasi I) i Shqipërisë.

Agan Kaja ka lindur në PërnjavorPlavës me shumë gjasa në vitin 1892, megjithëse në gurin e varrit të tij shënohet viti 1885 si viti i lindjes. Ai studioi teologjinë islame dhe ishte imam i Plavës para Luftës së Parë Botërore. Në Luftën e Parë Botërore, ai ishte një oficer i graduar në ushtrinë austro-hungareze. [1] Në vitin 1918, kur lufta po i afrohej fundit dhe shumë shqiptarë që kundërshtonin pushtimin austro-hungarez ishin burgosur, ai çarmatosi trupat austro-hungareze në Plavë dhe vrau komandantin e tyre. [2] Armët iu shpërndanë vendasve për t'u përgatitur kundër një aneksimi të ardhshëm jugosllav. Koja iu bashkua Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe ishte anëtar i komitetit vendor Plavë-Gucia. Pas vrasjes së Ismail Nikoçit në vitin 1919, ai mori drejtimin e refugjatëve që kishin ikur në Shqipëri pasi ushtria jugosllave sulmoi rajonin. Në Shqipëri, Agan Kaja u vendos në zonën e Tropojës afër kufirit të ri ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Ai udhëhoqi një grup kaçakësh që luftuan kundër ushtrisë jugosllave në viset kufitare. Në një përleshje të tillë, grupi i tij ekzekutoi katër oficerë jugosllavë dhe çarmatosi 50 rekrutët. Në Tropojë, Koja u bë imam në një xhami të zonës. Qeveria jugosllave vendos një shpërblim për vrasjen e tij - si për shumë kaçakë të tjerë. U vra në Tropojë në vitin 1929. Ai konsiderohet si një hero lokal në Sanxhak si nga shqiptarët ashtu edhe nga boshnjakët.[3]

  • Dedushaj, Rexhep (1993). Krahina e Plavë-Guci së nëpër shekuj [The region of Plav-Gusinje throughout the centuries]. New York. OCLC 43026372.
  • Verli, Marenglen (2007). Shqipëria dhe Kosova: historia e një aspirate (studiume historike, kumtesa, dokumente dhe ilustrime). Botimpex. ISBN 978-9994380145.
  • Lješnjanin, Safet (2018). "Mula Agan Kojić – vođa komite iz Plava". Almanah. 77, 78.
  1. ^ Verli 2007.
  2. ^ Dedushaj 1993.
  3. ^ Lješnjanin 2018.