Agim Ramadani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Urdhri Hero i KosovësUrdhri Hero i Kosovës.jpg
Agim Ramadani
Fotoporteti
Emri Agim
Mbiemri Ramadani
Lindur më 3 Maj 1963
Lindur në Zhegër,Gjilan
Vdiq më 11 Prill 1999
Kombësia Shqiptare
Profesioni Shkrimtar, Piktor, Epror ushtarak, Komandant ne UÇK
Mirënjohje
Dëshmor,Hero i Kombit.

Agim Ramadani (1963-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Të parët e Familjes së tij Vinin nga Malësija e karadakut, pikërisht nga fshati Depcë afër preshevës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në ZagrebKroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Ndonëse kishte të rregulëuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicërr tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Zharret, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritet si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilan para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës. Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Laurinën.

Busti i Agim Ramadnanit ne Gjilan

Tituj të veprave[redakto | përpunoni burim]

  • Një jetë tjetër - Prishtinë 2002 (pas vdekjës)

Shiko edhe këtë[redakto | përpunoni burim]

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Copëza historie nga lufta e Kosovës

http://www.kosharja99.info/