Agjencia e Statistikave të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK-ja) është institucion profesional, i pavarur, bartës dhe shpërndarës i statistikave zyrtare dhe koordinator i statistikave zyrtare të Kosovës, e cila vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM-së) dhe ushtron funksionet dhe përgjegjësit e saj të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/l-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 26, 25 nëntor 2011) dhe Rregulloren përkatëse për organizimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. [1]

ASK kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.

Misioni[redakto | përpunoni burim]

Misioni i ASK-së është të sigurojë të dhëna cilësore në kohë dhe statistika zyrtare relevante, që i përmbushin nevojat e të gjithë shfrytëzuesve vendorë dhe ndërkombëtarë

ASK-ja gjatë gjithë periudhës 2013-2017 (sipas renditjes së prioriteteve) përmes planeve vjetore të veprimit ka synuar ta:

  • fuqizojë planifikimin e ASK-së dhe ta finalizojë zbatimin e KVP-së, ta finalizojë

riorganizimin e ASK-së dhe ta fuqizojë Departamentin e Planifikimit2 dhe Departamentin e Regjistrimit dhe Anketimit;

  • themelojë një dialog sistematik me përdorues;
  • fuqizojë Teknologjinë Informative (TI) dhe shërbimet mbështetëse;
  • zbatojë paralelisht metodologjinë e dokumentimit dhe proceset e prodhimit. Lidhur me këtë PSZ 2013 - 2017 përcakton prioritetet për zhvillimin e fushave statistikore, që janë sipas renditjes së prioriteteve.[2]


Referimet[redakto | përpunoni burim]