Shko te përmbajtja

Agron Gjekmarkaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agron Gjekmarkaj
Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
18 tetor 2022
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
10 shtator 2021
Njësia zgjedhoreLezhë
Të dhëna vetjake
U lind më21 maj 1974 (51 vjeç)
Lezhë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePartia Demokratike e Shqipërisë
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
Universiteti La Sapienza i Romës
ProfesioniAkademik, publicist, politikan

Agron Gjekmarkaj (lindur më 21 maj 1974) është politikan, akademik dhe publicist shqiptar. Ai shërben si deputet në Kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Lezhës dhe aktualisht mban postin e Nënkryetarit të Kuvendit.

Gjekmarkaj ka lindur në Lezhë më 21 maj 1974. Ai u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, në 1996, me studimet në gjuhë dhe letërsi. Në 2005 përfundoi studimet në teorinë letrare në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, Universiteti La Sapienza i Romës.[1][2]

Karriera akademike dhe profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të studimeve, Gjekmarkaj ka punuar si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Ai mban titullin akademik “Doktor Shkencash”. Nga mesi i viteve 1990, ka qenë aktiv si publicist dhe gazetar, duke qenë redaktor i revistës kulturore Hylli i Dritës dhe kryeredaktor i gazetës Ora e Shqipërisë në 1996. Nga 2004 ka kontribuar si kolumnist dhe opinionist në gazeta të ndryshme shqiptare, përfshirë Gazetën Panorama. Nga 2000 deri në 2005 ka bashkëpunuar me gazetën shqipfolëse Bota Shqiptare në Romë dhe me Radion Vatikan si këshilltar dhe kontribues redaksional.[1]

Nga 2005 deri në 2007, Gjekmarkaj ka qenë këshilltar i Ministrit të Kulturës për politikën kulturore. Nga 2007 deri 2008, ka drejtuar Drejtorinë e Arteve dhe Letërsisë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ka qenë anëtar i Jurisë së Çmimeve Kombëtare letrare nga 2007 deri 2010 dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë nga 2006 deri 2008. Nga 2008 deri 2009 ka shërbyer si asistent i Presidentit të Republikës.[1]

Karriera politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjekmarkaj u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2021, në qarkun e Lezhës si i zgjedhur i Partisë Denokratike.[3] Ai aktualisht shërben si Nënkryetar i Kuvendit (që nga 18 tetori 2022) dhe është anëtar aktiv i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.[4][5][6][7]

Gjekmarkaj ka publikuar disa vepra shkencore dhe letrare, përfshirë:

  • La letteratura fantastica di Kadare (2012) [8]
  • Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët (2009) [9]
  • Reaksionari (2015)
  1. 1 2 3 "Agron Gjekmarkaj". Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA). Marrë më 4 nëntor 2025.
  2. "Agron Gjekmarkaj". Deputetim.al. 21 qershor 2019. Marrë më 4 nëntor 2025.
  3. "Agron Gjekmarkaj caktohet drejtues politik i PD-së në Lezhë". Koha Jonë. 20 shtator 2021. Marrë më 4 nëntor 2025.
  4. "Kush janë 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë – lista paraprake". ABC News Albania. Marrë më 4 nëntor 2025.
  5. "Nënkryetari i Kuvendit, Gjekmarkaj: Parlamenti, një repart gardist. Nikolla t'i japë zë opozitës". RTSH. Marrë më 4 nëntor 2025.
  6. "Struktura e Kuvendit". Kuvendi i Shqipërisë. Marrë më 4 nëntor 2025.
  7. "KQZ shpërndan mandatet dhe përcakton kandidatët fitues për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë, Gjirokastër". Komisioni Qendror i Zgjedhve. Marrë më 4 nëntor 2025.
  8. ""Reaksionari" Agron Gjekmarkaj në parlamentin shqiptar". InfoPressAlbania. 15 mars 2021. Marrë më 4 nëntor 2025.
  9. "Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët". Shtëpia e Librit. Marrë më 4 nëntor 2025.