Agron Limani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Agron Limani ka lindur më 15.12.1966 në Krushë të Vogël në Prizren. Agroni ka mbaruar studimet në Fakultetin Elektro-Teknik në degën e Elektronikës (1986-1991). Gjatë viteve 1993-2005 ka punuar si profesor i informatikës dhe fizikës në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Po ashtu gjatë viteve 2005-2006 ka punuar si inxhinier i elektros në “M& Sillosi”-Xërve. Sa u përket aktiviteteve politike Agron Limani ka qenë anëtar i LPK-së, ndërsa në vitet (1998-1999) ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ka qenë i angazhuar në zbardhjen e fatit të të zhdukurve të luftës, si dhe ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV).