Ahmet Delia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ahmet Delia
(1850 - 1913)
U lind në1850
Vdiq1913
Kombësiashqiptar
ProfesioniFermer, luftëtar
Kulla e Ahmet Delisë

Ahmet Delia (1850-1913) ishte një luftëtar shqiptar i lirisë dhe anëtar i Lidhjes së Prizrenit gjatë Zgjimit Kombëtar Shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ahmet Delia u lind në Prekaz i Epërm, Drenicë, (atëherë Perandoria Osmane). Babai i tij, Deli Prekazi, ishte një nga themeluesit e Lidhjes së Prizrenit. Ahmet Delia u aktivizua herët gjatë luftës shqiptare të rezistencës kundër ushtrisë pushtuese serbe në vitin 1912. Ai u bë një nga figurat më të rëndësishme të luftës shqiptare për liri kur mbrojti shtëpinë e fqiut të tij, në Prekaz e cila u sulmua nga forcat serbe më 1912. Një grup prej 13 ushtarëve serbë kishin hyrë në fshat dhe kishin filluar grabitjen, djegien dhe vrasjen e civilëve shqiptarë. Ahmet Delia, në moshën 63-vjeçare, i vuri re ushtarët gjersa ballafaqoheshin me fqiun e tij, Halilin dhe familjen e tij në oborr të shtëpisë.[1]

Kur ahmet Delia dëgjon gratë dhe fëmijët duke qarë, ai vendos të merret me këtë çështje duke i ardhur në ndihmë Halilit. Ai i thërret djalit të tij Murselit dhe kryetarit të fshatit Ramë Islami dhe së bashku ata i afrohen ushtarëve. Ahmetit i mungonin armët e duhura dhe detyrohet të futet në luftë vetem me një sëpatë, ndërsa dy të tjerët me maç. Kur Ahmeti hyn në oborr, dy të tjerët bllokojnë derën e daljes së ushtarëve serbë. Kur Ahmeti i afrohet ushtarit të parë, ai nis një sulm kundër tij dhe e vret menjëherë. Ushtarët serbë, tani të alarmuar, vendosin të përpiqen të rrethojnë Ahmetin por befasohen nga prita e Murselit, i cili gjithashtu sulmon ushtarët serbë, duke i vrarë ata dhe duke u armatosur me pushkët e tyre për të qëlluar për të për vdekje edhe pjesën tjetër të ushtarve serbë.[2]

Ahmet Delia vazhdon të luftojë me sëpatën e tij kundër ushtarëve serbë, duke i vrarë ata gjersa Murseli dhe Rama ballafaqohen me pjesën tjetër të ushtarëve të cilët përpiqeshin të qëllonin Ahmetin. Një ushtar arrin të hapë zjarrin drejt Ahmetit, duke e plagosur. Pa vonuar shumë Murseli e vret ushtarin serbë i cili e kishte plagosur Ahmetin. Lufta përfundon me 12 ushtarë të vdekur serbë, ku si i fundit, Jovan Radosavljeviq, përpiqet të shpëtojë, por kapur nga Rama. Ahmeti thërret "Jo atë!" dhe urdhëron lirimin e tij duke e porositur t'i tregojë mbretit serb çka i pret ata të cilët përpiqen të pushtojnë Shqipërinë. Ahmet Delia përfundimisht vdes më vonë, po atë ditë për shkak të plagëve të marra. Gjatë luftës së Kosovës të vitit 1998, forcat serbe praktikisht e dogjën tërë fshatin.[3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.sa-kra.ch/ahmet_delia.htm
  2. ^ https://kk.rks-gov.net/skenderaj/News/U-perkujtua-Heroi-Ahmet-Delia-ne-100-vjetorin-e-re.aspx[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  3. ^ https://books.google.se/books?id=38W6AAAAIAAJ&q=ahmet+delia&dq=ahmet+delia&hl=sv&sa=X&ved=0ahUKEwjjj9SS8uPKAhXGiCwKHS1hBgAQ6AEITTAH

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]