Aida Shtino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aida Shtino
U lind në (1970-12-30) 30 dhjetor 1970 (53 vjeç)
Kombësiashqiptare
TelevizioniNjerëz të humbur (2005-2014)
Partia politikePartia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (2013-2019)
Partia Republikane e Shqipërisë (2019-)

Aida Shtino (lindur më 30 dhjetor 1970 në Gjirokastër, Shqipëri) është gazetare dhe politikane shqiptare. Ajo njihet më së miri si drejtuese dhe producente e emisionit Njerëz të humburRTSH-së.

Në 2013, ajo kandidoi si deputete nën Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet në degën e Lezhës.[1]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo rrjedh nga fisi i Shtinajve të Gjirokastrës, ndërsa nga mamaja është nga fisi Blloshmi, një fis që ka dhënë shumë patriotë dhe atdhetarë shqiptarë. Ka kryer studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Tiranës.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aida Shtino vuri në lëvizje opinionin publik si edhe organet shtetërore, përsa i përket fenomenit të njerëzve të humbur. Gjatë 12 vjetësh kërkime, investigime hap pas hapi është arritur të gjenden persona të cilët për shumë vjet kishin humbur lidhjet me familjarët e tyre. Në 2006 Aida Shtino me emisionin "NJERËZ TË HUMBUR" ka fituar çmimin "Imazhi Shqiptar"për punën që është bërë në gjetjen dhe identifikimin e shqiptarëve nëpër botë. Në 2007 Aida Shtino është zgjedhur "QYTETARE NDERI" në qytetin e Gjirokastrës.



Në 2008 "NJERËZ TË HUMBUR"i drejtuar nga Aida Shtino ka fituar çmimin si emisioni i vitit në ndihmë të njerzve ne nevoje. Sot ajo drejton një emision të titulluar "TË ILUMINUARIT" në kërkim të Shqiptarëve të suksesshëm dhe të historive të suksesit. Histori të cilat do të hapin horizonte të reja për brezin e ri, duke gjetur rrugët e suksesit, për ta bërë Shqiperinë një vend më të mirë.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Nga 'Njerëz të Humbur' në politikë, Aida Shtino sqaron vendimin". politiko.al. Marrë më 2023-08-11.