Akademia Mbretërore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akademia Mbretërore
Regal Academy
GjiniaAventurë
Aksion
Komedi
Fantazi
Muzikal
Krijuar ngaIginio Straffi
Joanne Lee
Shkruar ngaSean Molyneaux
Michaek Maurer
Benjamin Lazar Platt
Joe Deasy
Merrill Hagan
Omeed Dariani
Regjia ngaIginio Straffi
Regjisori krijuesSimone Borselli
KompozitorëtMichele Bettali
Stefano Carrara
Fabrizio Castanìa
ShtetiItali
Gjuha në prodhimin origjinalItalisht
Nr. i sezoneve2
Nr. i episodeve29
Prodhimi
Prodhuesit kryesorJoanne Lee
Annita Romanelli
ProdhuesiIginio Straffi
Kohëzgjatja23 minuta
Kompanitë e prodhimitRainbow S.r.l.
Rai Fiction
Transmetimi
Formati i pikturës1080i (HDTV)
Transmetimi i parë21 maj 2016
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Akademia Mbretërore (titulli origjinal: Regal Academy) është një serial i animuar italian i krijuar nga Iginio Straffi dhe prodhuar nga Rainbow S.r.l.[1] Seriali u shfaq për herë të parë në Rai YoYo, më 21 maj 2016. Në Amerikë, transmetimi i tij nisi më 13 gusht 2016 nga Nickelodeon.[2][3]Shqipëri transmetohet nga Vizion Plus, Tring Tring dhe Tring Kids.[nevojitet citimi]

Përmbajtja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjithë e njohim historinë e heronjve të përrallave, por jo të gjithë e njohin aventurën më të madhe të jetës së tyre; ata tashmë janë plakur! Dhe për ta rrëfyer historinë e tyre tek brezat e ardhshëm, kanë vendosur të ribashkohen e të krijojnë një shkollë, Akademia Mbretërore.

Roza është studentja më e re e Akademisë Mbretërore, shkolla e themeluar nga heronjtë e mëdhenj të përrallave, që tashmë janë plakur dhe për të kaluar historitë e tyre tek brezat pasardhës, kanë vendosur të krijojnë një akademi. Pikërisht këtu, Roza do të zbulojë që është mbesa e Hirushes, drejtoreshës së Akademisë Mbretërore. Ajo do të bëhet pjesë e një toke mrekullish, magjish, princeshash e dragonjsh. Së bashku me miqtë e saj të rinj, Roza do të përjetojë aventura të pabesueshme për të mbrojtur tokën e përrallave nga brezat e mëparshëm të të këqinjve të dëbuar më parë nga toka dhe të privuar nga magjia e gjyshërve, dikur heronj përrallash. A do të arrije që së bashku me miqtë e saj të rinj të ndalë të këqinjtë e përrallave, njëherë e një kohë të dëbuar nga toka, që tashmë kërkojnë mënyrat për të vënë në zbatim planet e tyre ogurzeza? Gjenerata e re e heronjve të përrallave a do t’ia dalë të sigurojë "fundin e lumtur" ashtu sikurse dhe gjyshërit e tyre të famshëm?

Tashmë të këqinjtë rikthehen për t’iu bashkuar shtrigave që jetojnë në tokën e përrallave, duke kërkuar në këtë mënyrë të kalojnë portat magjike të ruajtura nga gardianët dragonj. Të këqinjtë udhëhiqen nga Viki, mbesa sekrete e Shtrigës së keqe, që frekuenton fshehurazi Akademinë Mbretërore. Viki kërkon të marrë kontrollin e "Portës Magjike" për të bërë të mundur futjen e të këqinjve në tokën e përrallave. Studentët e rinj të Akademisë Mbretërore janë të gjithë të etur për të qenë heronjtë e gjeneratës së re, të shpëtojnë vajzat në rrezik, të fluturojnë mbi dragonj e të sfidojnë shtrigat e liga.

Personazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studentët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Roza Hirushja është një vajzë e zakonshme nga planeti Tokë, e cila gjen një çelës që të çon në tokën e përrallave, atje ku përrallat kthehen në realitet. Ajo shkon në një shkollë prestigjioze që quhet "Akademia Mbretërore". Roza zbulon se është mbesa e drejtoreshës së shkollës, Hirushes. Ajo është optimiste dhe adhuron përrallat e këpucët. Ka një shkop magjik dhe përdor magjinë e kungujve për t’i kthyer ata në karroca.
  • Astoria Rapunzela është mbesa e Rapunzelës dhe ashtu si gjyshja e saj, edhe ajo ka flokë shumë të gjatë. Ajo adhuron librat dhe është perfeksioniste. Astoria përdor magjinë e kullave.
  • Xhoi Bretku është mbesa e Bretkut. Ajo adhuron insektet, duke harruar që çdokush që e rrethon atë i ka inat ato. Xhoi i do shumë shokët dhe shoqet dhe i mbështet gjithmonë idetë e tyre, cilatdo qofshin ato. Ajo përdor magjinë për t’i kthyer njerëzit (edhe veten) në bretkosa.
  • Hok Borëbardha është nipi i Borëbardhës. Ai mendon se është heroi i përrallave dhe i duket vetja si Princi i Kaltër. Heroizmi i tij i tepruar i fut shpesh në telashe atë dhe miqtë e tij. Hoku përdor magjinë e dëborës për të ngrirë njerëz dhe sende.
  • Trevis Bisha është nipi i Bishës. Ai është tip i qetë dhe i tërhequr. Por kur zemërohet, kthehet në një bishë të vërtetë. Ai përdor magjinë e furisë për të krijuar tornado dhe uragane të fuqishme.
  • Viki Bishtfshesa është një nxënëse, e cila bën plane hileqare dhe pretendon të jetë shtriga e përrallave. Por planet e saj pengohen gjithmonë nga Roza dhe shokët e saj.
  • Rubi Gjysmëmotra është shoqja e Vikit dhe zakonisht e ndihmon të realizojë planet e saj djallëzore. Ajo pëlqen Hokun. Nga vetë mbiemri i saj, kuptohet se mund të jetë pasardhëse e njërës prej motrave të Hirushes.
  • Sajrus Bishtfshesa është kushëriri dhe miku i Vikit. Ai është dembel i madh dhe i pëlqen shumë të flejë, edhe gjatë orëve të mësimit.

Stafi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Hirushja është drejtoresha e shkollës. Pasi ia ka dalë të mposhtë njerkën dhe motrat e saj, Hirushja nuk ka frikë të flasë hapur tani që është bërë gjyshe. Asaj i pëlqen të organizojë ballo. Ashtu si mbesa e saj, Roza, edhe ajo i adhuron këpucët.
  • Mësues Bisha është një mësues fizkulture shumë i ashpër. Ai i ndëshkon nxënësit nëse shkelin sadopak rregulloren e shkollës. Por përtej sjelljes së tij, fshihet një zemër e mirë dhe një dashuri e madhe.
  • Mësuese Borëbardha është një mësuese strikte, e cila përpiqet të zbulojë rrengjet e Rozës dhe shokëve të saj. Ajo adhuron mollët.
  • Doktor Bretku është mësuesi i lëngjeve magjike. Ka një pamje serioze, por shpesh duket qesharak. Kur ndodh ndonjë gjë e pazakontë gjatë mësimit, ai e humbet toruan fare.
  • Mësuese Rapunzela është mësuesja e letërsisë. Meqë ka kaluar shumë kohë në kullën e saj, i pëlqen shumë të flasë dhe të mburret për librat e saj.
  • Mësues Ujku është një ujk antropomorf, i cili vishet gjithmonë bukur dhe pastër dhe ka një sjellje të shkëlqyer. Ai jep mësim lëndët e kalorësisë dhe heroizmit dhe detyrat e tij shpesh kthehen në aventura për nxënësit. Megjithatë, ato detyra kanë edhe një anë të errët.
  • Mësuese E Bukura është mësuesja e vizatimit. Ajo është shumë e sjellshme dhe e dashur. Është e gatshme të flasë për orë të tëra duke i këshilluar të gjithë.

Nxënës të tjerë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Gerald Rosaku i Shëmtuar është nipi i rosakut të shëmtuar. Ai është i pakënaqur me pamjen e tij dhe një ditë, do të bëhet si gjyshi i tij. Geraldi është i ndrojtur dhe ka probleme me vetëbesim.
  • Balena Fin është nipi i balenës së Sinbadit. Ai është i ngathët dhe nuk bën asgjë për ta fshehur natyrën e tij.
  • Lina Gishtëza është e vogël, por trime, si gjyshi i saj, Gishtoja. Asaj nuk i trembet syri nga asgjë.
  • Odeta Mjellma është mbesa e Mjellmës. Dikur, gjyshja e saj ka qenë princesha mjellmë dhe Odeta ka trashëguar titullin e saj. Ajo jo vetëm kërcen shumë bukur, por madje kërcimi është arsyeja e jetës së saj.
  • Pinokja është kukulla e qeshur, mbesa e Pinokut. Ajo do të thotë gjithmonë të vërtetën dhe nuk i beson gënjeshtarët.
  • Violeta Katallani është mbesa e katallanit që i ka trashëguar të gjitha tiparet e gjyshit të saj.
  • Ling Lingu është rritur duke u stërvitur për të qenë një luftëtare e përsosur dhe nxënëse e shkëlqyer. Ajo nuk merr vesh fare nga moda, kërcimi apo romanca.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "TV Listings- Find Local TV Listings and Watch Full Episodes - Zap2it.com". Zap2It (në anglisht). 2017-09-01. Marrë më 2023-11-28.
  2. ^ Milligan, Mercedes (2016-06-23). "'Regal Academy' Makes U.S. Debut on Nick August 13" (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-11-28.
  3. ^ http://www.tvguide.com/tvshows/regal-academy/957197/

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]