Jump to content

Universiteti el-Ez'her

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Al-Azhar)
Universiteti Al-Az'har, Kajro

Universiteti el-Ez'her (Al Azëhar, arabisht: جامعة الأزهر Xhamiat el-Azhar) është një ndër universitetet më të vjetra në botë, i vendosur në KajroEgjiptit. Është themeluar në vitin 970 nga dinastia shi'ite fatimide (909-1171) të cilës kairo ishte selia e kësaj dinastije. Është i lidhur me xhaminë el-Ez'her e cila mori emrin nga pallatet e bukura të cilat i rrethojnë apo sipas bijës së Muhamedit a.s. Fatima ez-Zahra.[1]

Universiteti el-Ez'her është institucioni kryesor i arsimit të lartë në Egjipt, i njohur në mbarë botën për rolin e tij në shkencën islame dhe në arsim. Medreseja u themelua në vitin 988, dhe ka qenë nën administrimin e myslimanëve shiit. Në fund të mesjetës, universiteti kalon në duart e myslimanëve synit.

Shumica e synitëve Universitetin Al-Azëhar e konsiderojnë si universitetin më prestigjioz islam. Për ndryshim nga shumica e universiteteve, Al-Azëhar nuk pranon student jo-mysliman. Universiteti në vitin 1961 rrënjësisht e riorganizoi qeveria e Gamal Abdel Naserit. Hapi disa fakultete laike (mjekësinë, inxhinierinë, bujqësinë), si dhe fakultetin për femra.

  1. ^ Al-Azhar Universitywww.muslimheritage.com