Al-Hilal SFC
| Al-Hilal | ||||
| Të dhëna bazë | ||||
| Emri i plotë | Al Hilal Saudi Football Club | |||
| Pseudonimi(et) | Al-Za'eem / الزعيم Blue Waves / الموج الأزرق Blue Power / القوة الزرقاء ِAsia's century club | |||
| Themelimi | 16 tetor 1957 (si Olympic Club) | |||
| Ngjyrat | ||||
| Stadiumi | Kingdom Arena | |||
| Kapaciteti | 30,000 | |||
| Pronari | ||||
| Kryetari | ||||
| Trajneri | ||||
| Liga | Saudi Pro League | |||
| 2024–25 | 2të nga 18 | |||
| Uebfaqja | alhilal | |||
| Veshjet | ||||
| ||||
Al-Hilal Saudi Football Club (Arabisht: نادي الهلال السعودي), i njohur thjesht si Al-Hilal, është një klub profesional shumësportiv me seli në Rijad, Arabi Saudite. Ekipi i tyre futboll garon në Saudi Pro League. Në arabisht, Al-Hilal do të thotë "Gjysmëhëna".
I themeluar më 16 tetor 1957, Al-Hilal është një nga tre ekipet që kanë kanë marrë pjesë në të gjitha sezonet të Saudi Pro League që nga themelimi i saj në vitin 1976. Ata janë klubi më i dekoruar në Azi, duke fituar 70 trofe zyrtarë.
Në garat vendase, Al-Hilal ka fituar një rekord prej 19 titujsh lige, një rekord prej 13 titujsh Kupa e Princit të Kurorës, një rekord prej shtatë titujsh Kupa e Federatës Saudite, njëmbëdhjetë tituj Kupa e Mbretit, një rekord prej pesë titujsh SuperKupa, si dhe Kupën e Themeluesit të Arabisë Saudite. Në nivel kontinental, Al-Hilal ka fituar një rekord prej tetë trofesh Konfederata Aziatike e Futbollit — Liga e Kampionëve AFC në 1991, 2000, 2019 dhe 2021, Kupa e Fituesve të Kupave Aziatike në 1997 dhe 2002, dhe SuperKupa Aziatike në 1997, 2000.
Në nivel ndërkombëtar, Al-Hilal bëri disa paraqitje në FIFA Club World Cup, Ata ishin nënkampionë në FIFA Club World Cup 2022, duke u bërë klubi i parë aziatik nga kombi jo-pritës që arriti në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA. Në shtator 2009, Al-Hilal u vlerësua me Klubi më i Mirë Aziatik i Shekullit të 20-të nga IFFHS.[1] Al-Hilal ka një vlerë tregu prej 242.5 milionë eurosh që nga viti 2024, më e larta në Arabinë Saudite.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull nga futbolli është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
