Alaudin Hamiti
Alaudin Hamiti | |
|---|---|
| Lindi | 24 nëntor 1981 (44 vjeç)[1] Prishtinë, Kosovë |
| Kombësia | Kosovar |
| Profesioni |
|
| Vite aktiviteti | 2002–aktualisht |
| Bashkëshorti/ja | Yllka Sedllari Hamiti |
| Fëmijë | 3 |
Alaudin Hamiti (lindur më 24 nëntor 1981) është prezantues televiziv dhe drejtues mediatik kosovar. Ai njihet për prezantimin e Big Brother VIP Kosova dhe për rolet e tij drejtuese në Klan Kosova dhe Artmotion.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hamiti ka lindur në Prishtinë, Kosovë, më 24 nëntor 1981. Ai u interesua për televizionin që në fëmijëri, duke ndjekur seriale si Dynasty, Twin Peaks dhe programet e MTV-së. Në 1993, ai u shpërngul me familjen e tij në Rovaniemi dhe pastaj në Helsinki të Finlandës si refugjatë. Në Helsinki kreu shkollën e mesme. Në 2001 u kthye në Kosovë pas Luftës.[2]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me të kthyer nga Finlanda pas Luftës së Kosovës, Hamiti u njoftua me Edona Kasapollin që atëkohë ishte drejtoreshë e programacionit në RTK. Në vitin 2002, Hamiti filloi karrierën televizive duke prezantuar Amazing Be Njeri deri në vitin 2009.[3][4][5] Në 2009, u themelua Klan Kosova dhe ai ishte drejtor i programacionit dhe producent, pozicion që mbajti deri në vitin 2018. Ai ishte nikoqiri i Orës Shtatë për 14 vjet dhe autori i programit të tij bisedor Nd'rrimi i Natës.
Që nga viti 2017, Hamiti është Drejtor i Përmbajtjes në Artmotion.[6] Nën drejtimin e tij, Artmotion u bë platforma kryesore digjitale në Kosovë deri në vitin 2022, duke përfshirë produksione vendore, reality show, sport dhe përmbajtje ekskluzive.[7]
Ai nisi prezantimin e Big Brother VIP Kosova në dhjetor 2022 dhe vazhdoi për sezonet e dytë dhe të tretë në 2023 dhe 2024, së bashku me Jonida Vokshin.[8]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2003, Hamiti takoi Yllka Sedllarin gjatë vizitës së saj nga Zvicra në Kosovë, ata më pas u martuan. Çifti ka tre fëmijë.[9][5]
Bamirësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në pasojë të tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, Hamiti njoftoi që në emisionin e tij Nd'rrimi i Natës do të mbledhte fonde për përpjekjet e ndihmës së viktimave të tërmetit bashkë me Fondacionin Fundjava Më Ndryshe dhe një renditje të mysafirëve të tjerë.[10][11]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Alaudin Hamiti biography". Stars Unfolded. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "Pakolaisena joulupukin maassa: "Suomi on 50 vuotta edellä koko Eurooppaa"". mtvuutiset.fi (në finlandisht). MTV Oy. Marrë më 2025-08-22.
- ↑ 25 vjet RTK - Speciale Amazing Be Njeri (video), Radiotelevizioni i Kosovës, 19 shtator 2024, marrë më 22 gusht 2025
- ↑ n'Za: Alaudin Hamiti (prodhim televiziv). Radiotelevizioni i Kosovës. 16 korrik 2022.
- 1 2 Biraçi, Nada (29 dhjetor 2018). "Ekskluzive/ Alaudin Hamiti: Jam një burrë me fat". Bordo. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "Content with identity: Artmotion Kosovo's plan". www.prensario.net (në anglisht). Marrë më 2025-08-22.
- ↑ Telegrafi (8 gusht 2017). "Alaudin Hamiti leaves Klan Kosova". Telegrafi (në anglisht). Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ Telegrafi. "Alaudin Hamiti again presenter of Big Brother VIP Kosova". Telegrafi (në anglisht). Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ Reporteri.net (18 qershor 2021). "Njihuni me bashkëshorten bukuroshe të Alaudin Hamiti". Reporteri.net. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "NIN do t'i kushtohet mbledhjes së fondeve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri". Klan Kosova. 26 nëntor 2019. Marrë më 22 gusht 2025.
- ↑ "E gjithë Kosova në këmbë për Shqipërinë!". Anabel Magazine. Marrë më 2025-08-22.