Alban Ramosaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Alban Ramosaj
Alban Ramosaj performing as the opening act for Emeli Sande, Nov 2017.png
Ramosaj në 2017
Informacione
EmriAlban Kamerolli
Lindja7 mars 1996
Ede, Holandë
PrejardhjaPodujevë, Kosovë
Zhanri
  • Pop
  • R&B
  • alternative
  • klasike
Profesion(e)
  • Këngëtar
  • kantautor
  • producent
  • model
  • valltar
Instrument(e)
  • Vokal
  • kitarë
  • piano
  • flaut
Vite aktiv2013–


Alban Ramosaj (emri i vërtetë Alban Kamerolli; lindur më 7 mars 1996)[1] është një këngëtar, kantautor, producent dhe model kosovar-holandez, me origjinë shqiptare.[2] Ka lindur në Holandë dhe aktualisht jeton në Tiranë me nënën dhe me motrën Beatrix Ramosaj.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ramosaj e filloi karrierën në moshën 16 vjeçare kur mori pjesë në edicionin e tretë të The Voice of Albania. Në Audicionet e Fshehura u prezantua me këngën "Like a Virgin" nga Madonna dhe zgjodhi Aurela Gaçe-n si trajnere. Arriti të kualifikohet deri në gjysmë-finale. Ai gjithashtu mori pjesë në "Dance With Me 3" ku fitoi vendin e dytë. Në vitin 2016, u nominua për çmimin "Kantautori më i mirë" dhe fitoi "Çmimin Tendencë" në festivalin Kënga Magjike.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2014: Ckemi
  • 2016: A Me Do
  • 2016: Aurora
  • 2016: Po Nese...
  • 2017: Bitchi Mesnates
  • 2018: Ike
  • 2018: Athu Pse
  • 2018: Endrrat e Mia
  • 2018: Hiraeth

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Biografia e Alban Ramosaj". teksteshqip.com. Marrë më 2018-04-08.
  2. ^ "Alban Ramosaj, edhe zyrtarisht model! - Privé - Faqja Zyrtare". www.prive.al. Marrë më 2017-06-24.