Shko te përmbajtja

Albaniana (fortesë romake)

Rindërtim modern i Castellum Albaniana në parkun tematik historik, Archeon

Albaniana ishte emri që romakët i dhanë një ngulimi në brigjet jugore të lumit Rin, rreth 40 kilometra nga grykëderdhja e tij në Detin e Veriut, të njohur si Alfen dhe Alphen aan den Rijn modern në Holandë. Ata ndërtuan një fortesë ushtarake (castellum) aty, si pjesë e një vargu fushimesh të ndërtuara strategjikisht, për të mbrojtur dhe mbikëqyrur lumin, kufirin (limes) e Perandorisë Romake dhe intinerarin kryesor të mallrave dhe trupave. Harta historike Tabula Peutingeriane e vendos ngulimin midis Matilonit (Leiden) dhe Praetorium Agrippinae (Valkenburg) poshtë rrjedhës dhe Nigrum Pullum (Zwammerdam) si dhe Fectio (Vechten) lartë rrjdhës.[1] Fshat është përmendur në rregjistrin Antonin të rrugëve Itinerarium Antonin Augusti nga shekulli III. Fortesa duhet të ketë qenë e rrethuar nga një mur dheu dhe hunjë druri, me porta dhe kulla vrojtimi.

Origjina e Alphen aan den Rijn mund të datoi afërsisht nga viti 40 i e.s..[2] Qyteza që tani përbëhet prej rreth 70,000 banorësh, atëherë ishte një ngulim rural me pak më shumë sesa 100 banorë. Emri Albaniana do të thotë "përkrahë ujërave të bardha". Këto ujëra të bardha me shumë gjasa i referohen Rinit të Vjetër, ku fushimi i ushtrisë ishte i vendosur.

Fortesa ushtarake – castellum

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rindërtim i anijes dhe fortesës romake të Albanianës

Një datim dendrokronologjik i drurëve në mundëson të themi se fortesa u ndërtua pas vizitës së Kaligulës në Germania Inferior në vitet 40–41 të e.s..[2] Ndërtesa prej druri synonte të mbronte 'limes'; kufiri romak i formuar nga Rini. Kaligula e ndërtoi këtë fortesë me idenë e kalimit në Britaninë e Madhe; kjo nuk do të realizohej gjatë sundimit të tij, megjithëse pasuesi i tij, Klaudi ia arriti. Ndërtesa ishte një pararojë e izoluar, me pak koloni të vendosura në afërsi. Kompleksi ishte ndërtuar përjashtimisht prej druri. Ai kishte mure të jashtme prej druri dhe kulla druri. Jashtë mureve ishin gërmuar hendeqe.

Muri ishte afërsisht njëqint e njëzet metra i gjatë dhe tetëdhjetë metra i gjerë. Gjatë Revoltës së Batavëve (midis viteve 69 dhe 70 të e.s.) muri u shkatërrua nga kananefatët; më vonë ai u rindërtua pasi u shua rrebelimi. Rreth vitit 160, muri prej druri ishte zëvendësuar nga një mur prej tullash. Qe rreth kësaj kohe që u ndërtua një portë e re hyrëse, duke bartur një mbishkrim që përmend perandor Septim Severin. Arsyeja për këtë ishte se vetë perandor Septim Severi kishte dhënë urdhërin për riparimin e dëmtimeve të shkaktuar ndaj murit. Gjatë ditëve të tij të lavdishme, fushimi i ushtrisë përbëhej afërsisht nga katërqint ushtarë.

Fragment i portës hyrëse, e ndërtuar gjatë sundimit të Septim Severit

Ngulimi vendor – vicus

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjashmërisht me fortesat e tjera limes, Albaniana me shumë gjasa u ndërtua pranë një ngulimi civil (vicus). Nga gjetjet arkeologjike mund të konkludohet, se në jug-perëndim të fortesës, në terren më të lartë, vendasit i ofronin mallrat dhe shërbimet e tyre romakëve. Kjo formoi një vend takim të kulturave, ku batavët dhe kananefatët vendorë përziheshin me romakët dhe e ndikonin ndërsjelltas njëri-tjetrin.

Pas shekullit të dytë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mes të shekullit të III, me gjasa rreth vitit 270, castellum ishte braktisur. Përgjatë gjithë kufirit fiset gjermanike e kapërcyen Rinin dhe pushtuan Perandorinë Romake. Ushtarë nga fortesa të ndryshme nuk mundnin ta përballonin më armikun. Fiset gjermanike e plaçkitën ngulimin. Në kohët mesjetare fortesat u përdorën si gurore, pas të cilave mbetjet u zhdukën nën tokë. Këto mbetje do të zbuloheshin vetëm në shekullin e XX. Që atëherë është ndërtuar mbi shumicën e zonës, duke shkaktuar që shumë nga mbetjet të humbasin.[3]

Anije romake e zbuluar në Zwammerdam

Në vitin 1920, drejtori i Muzeut Kombëtar të Etnologjisë, profesori i Leidenit, Jan Hendrik Holwerda, vizitoi sitin e ndërimit të një kishte në varrezat e Alphen dhe nga gjetjet konkludoi se duhet të shihej si një fakt se romakët kishin jetuar aty.[4] Castellum Albaniana është gërmuar përgjatë një periudhe prej 60 vjetësh, kurdo që kishte një mundësi. Në fillim të viteve 1950 punimet u kryen nën drejtimin e Albert Egges van Giffen; nga viti 1959 deri në vitin 1978, nën drejtimin e Jules Bogaers dhe më sistematikisht nga viti 1978 deri në vitin 1998, nën drejtimin e profesor Jan Kees Haalebos, i cili do të përcaktonte vendndodhjen dhe hartografimin e fortesës.

Në vitin 2001, filloi një studim i gjerë arkeologjik në qendër të Alphen aan den Rijn. Në atë studim u arritën shumë gjetje.[5] Këto gërmime nxorën sasi të mëdha gjetjesh dhe që kur mbetjet e castellum u zbuluan poshtë nivelit të ujit, ato konservohen mirë, duke përfshijnë mbetje organike. Mbetjet e castellum, përfshijnë zbulimin e një canabae (barrakë ushtarësh) e gjendur pranë varrezave. U gjetën pjesë të dy ndërtesave të zgjatura që mund të kenë shërbyer si depo dhe barraka me dysheme druri. Për më tepër, u identifikuan një numër objektesh ushtarake dhe personale që u përkisnin ushtarëve romakë, si mjete shkrimi, një pasqyrë dhe mbi tetë qintë monedha që datojnë nga sundimi i perandorëve Tiber, Kaligula, Klaud dhe Neron (midis viteve 14-68 të e.s.).

Qendra e qytetit modern, Alphen aan den Rijn, ku ndodhej fortesa, ndërsa tani ndodhet Teater Castellum

Gjithashtu, është ruajtur ushqim i mbetur, duke mbërë të mundur të studjohen teknikat bujqësore dhe zakonet e ngrënies së ushtarëve. U nxorën në dritë themelet, duke na mundësuar njohur mbi teknikat e ndërtimit të përdorura nga romakët. Në Albaniana u zbuluan gdhëndie të Classis Germanica, një flotë ushtarake romake.[6] Një numër i këtyre artefakteve të zbuluara mund të shihen në Rijksmuseum van Oudheden në Leiden.

Veçori të tanishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i Alphen aan den Rijn nuk e harruar historinë e tij romake. Në vendin ku gjendej kampi, mund të shihet një teatër dhe kinema të emërtuara Castellum, një gur me mbishkrime romake qëndron pranë ujit në Rijnplein dhe në Alphen aan den Rijn mund të gjendet një muze në qiell të hapur i emërtuar Archeon. Në muze është rikrijuar historia e hershme e fshatit, duke përfshirë përvojën jetësore të kohës romake nëpërmjet rivënies në skenë.[7] Jashtë qytetit, përgjatë rrugës provinciale N11, mund të shihet një shtatore ushtari romak.

Galeri gjetjesh dhe ilustrimesh

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Tabula Peutingeriane, segmenti i dytë (Pars II), harta është vizatuar në mënyrë skematike, jo gjeografike.
  2. 1 2 Jona Lendering, Albaniana (Alphen aan den Rijn), te Livius.org
  3. P. Geyl, Geschiedenis van de Nederlandse stam, Boek I De Germaanse stammen, fq. 12-16
  4. Nieuwe Leidsche Courant, De kerk te Alphen, 20 shtator 1920, fq. 3 "Dan is het toch een feit dat de Romeinen hier hebben vertoefd".
  5. M. Polak; R. P. J. Kloosterman; R. A. J. Niemeijer (2004). Alphen aan den Rijn-Albaniana 2001-2002. Opgravingen tussen de Castellumstraat, het Omloopkanaal en de Oude Rijn (në holandisht). Nijmegen: Radboud Universiteit, Provinciaal-Romeinse Archeologie. ISBN 978-908026475-5.
  6. "Samenvatting onderzoeksverslag Albaniana (DOC-bestand)" (në holandisht). Gemeente Alphen aan de Rijn. 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2005.
  7. "Home page". Archeon.nl (në holandisht dhe anglisht).

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]