Aleksandër Stipçeviq
Aleksandër Shandri Stipçeviq është ilirolog,[1] historian dhe letrar arbresho-kroat.
Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Aleksandër Stipeviç lindi më 10 tetor 1930 në Arbënesh të Zarës në Kroaci . Është njëri nga ata bij të arbëreshëve të rrethit të Shkodrës, të cilët treqind vjet më parë u shpërngulën në rrethin e Zarës. Ka studiuar arkeologjinë dhe ka drejtuar një varg institucionesh e projektesh që lidhen me bibliotekat, historinë e librit, botimet enciklopedike etj., deri në Akademinë e Shkencave në Zagreb. Që nga viti 1987 është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku mban kursin e historisë së librit, sociologjisë së librit dhe bibliografisë. Është autor i një numri të madh veprash për ilirët dhe historinë e librit: Historia e ilirëve, Arti i ilirëve, Simbolet e kultit te Ilirët, Bibliografi për ilirët, Historia e librit, Censura në biblioteka, Interpretime albanologjike etj. Më shumë se dyzetë vjet emri i tij identifikohet me rezultatet më të reja të studimeve ilire. Aleksandër Shandri Stipçeviq vdiq më 31.08.2015.
Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Gli Iliri ("Illyrians"; 1966)
- Arte degli Illiri ("The Illyrian Art"; 1963)
- Iliri: povijest, život, kultura (1974)
- Bibliografija antičke arheologije u Jugoslaviji (I–II, 1977)
- Kultni simboli kod Ilira ("The Illyrian Cult Symbols"; 1981)
- Povijest knjige ("The History of Books"; 1985, 2006)
- Cenzura u knjižnicama ("Censorship and Libraries"; 1992)
- O savršenom cenzoru (1994)
- Sudbina knjige (2000)
- Socijalna povijest knjige u Hrvata (I–II, 2004–05)
- Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa (Historia tradicionale e arbëreshëve të Zarës - 2011)
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull që ka të bëjë me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.
- ^ Aleksandar Stipčević: The art of the Illyrians. Edizioni del Milione, 1963