Aleksandër Xhuvani (universitet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është vazhdim i Institutit të Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, themeluar në 1971. Në fillimet e tij Instituti i Lartë Pedagogjik përbëhej nga këto degë :

Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 44, më 12 nëntor, 1991, Institutit të Lartë Pedagogjik iu dha Statusi i Universitetit. Në Universitetin e Elbasanit shkollohen qindra mësues nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë. Ai luan një rol të rëndësishëm edhe në kualifikimin e mësuesve. Shërben gjithashtu edhe si qendër kërkimore për studentët dhe pedagogët e Universitetit.

Më 1991 kur Instituti i Lartë mori statusin e lartë të Universitetit, ai përbëhej nga tre Fakultete të ndarë në pesë degë :

  • 1. Fakulteti i Shkencave të Natyrës me këto degë :
    • matematikë-fizikë
    • biologji-kimi
  • 2. Fakulteti i Historisë e Filologjisë me këto degë :
    • gjuha dhe letërsia shqipe
    • histori - gjeografi
  • 3. Fakulteti i Mësuesisë për Ciklin e Ulët me këtë degë :
    • dega për përgatitjen e mësuesve për shkollat fillore.

Në vitin 1992 u hap dega e gjuhës dhe kulturës gjermane. Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës dhe kulturës angleze. Në vitin 1995 u hapën degët e jurisprudencës, ekonomikut dhe mësuesve për kopshtet. Në shtator të vitit 1998 filloi dega e frengjishtes.

Sot, Universiteti i Elbasanit numëron rreth 3500 studentë në sistemin me frekuentim të plotë dhe 4500 studentë në sistemin pa shkëputje nga puna. Më parë funksiononte edhe sistemi i korrespodencës, që tani është mbyllur.

Struktura[redakto | redakto tekstin burimor]

Universiteti Elbasanit është një institucion kombëtar për mësimdhënie dhe shkencë dhe varet nga Ministria e Arsimit dhe Kërkimeve Shkencore.

Senati i Universitetit të Elbasanit është një organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme në fushën e mësimdhënies, kërkimit shkencor si dhe administrim- financës.

Rektori përgjigjet për drejtimin shkencor, pedagogjik e financiar. Ai është kryetar i Senatit.

Fakultetet e Universitetit të Elbasanit janë ndarje shkencore dhe mësimdhënëse që mbulojnë punën shkencore dhe arsimore.

Këshilli Shkencor i Fakultetit është organ i zgjedhur që merr vendime për problemet më të rëndësishme të Fakultettit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Dekani i Fakultetit drejton dhe kontrollon punën mësimore dhe shkencore të Fakultetit.

Departamenti është njësia bazë mësimore dhe shkencore në të cilin marrin pjesë lektorët dhe asistent-lektorët.

Organizimi i studimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Çdo student ka të drejtën e studimit këtu me dhe pa shkëputje nga puna. Çdo student që ka marrë dëftesën e shkollës së mesme (ose dëftesë ekuivalente me të) në Republikën e Shqipërisë ka të drejtë të futet në provimet e pranimit dhe të konkurimit.

Ky konkurim bazohet në njohuritë dhe rezultatet e arsimit parauniversitar në fushën e zgjedhur sipas degës specifike.

Lehtësitë akademike[redakto | redakto tekstin burimor]

Si nevoja të domosdoshme për ristrukturimin e Universitetit të Elbasanit u ngritën Qendra e Kompjuterit, Qendra e Medias dhe Qendra e Edukimit në Distancë. Një kontribut të vyer për këto qendra kanë dhënë institucione të ndryshme universitare perëndimore si pjesë e programit TEMPUS, fondacionet SOROS dhe të tjera institucione perëndimore që kanë vendosur lidhje dypalëshe. Gjatë krizës së pranverës 1997 këto struktura u dëmtuan seriozisht.

1. Qendra e Kompjuterit dhe Medias.

2. Biblioteka

3. Qendra e Studimit dhe Mësimit në Distancë.

4. Qendra e informimit studentor. Është krijuar në vitin 2001, dhe ka krijuar filialet e veta në gjitha Fakultetet e universitetit. Në ngritjen e kësaj qendre ka kontribuar Fondacioni SOROS dhe Fondacioni Hollandez.

5. Revistat. Universiteti i Elbasanit ka revistën e tij shkencore të titulluar “Buletini Shkencor i UE-së” ku botohen artikuj shkencorë të stafit akademik . Ne UE del në mënyrë periodike gazeta “Studenti”.

6. Qendra e fotokopjimit të materialeve. Studentët dhe stafi i Universitetit të Elbasanit mund të fotokopjojnë materiale mësimore më cilësi të lartë dhe me kushte favorizuese.

7. Dega mësimore, sekretaritë e fakultetit dhe zyra e informacionit.

Këto ndihmojnë në thellimin e njohurive në aspekte të ndryshme.

Sot, Universiteti ka pesë Fakultete dhe një Shkollë të Lartë:

1.Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka këto Departamente:

  • a) Departamenti i Fizikës.
  • b) Departamenti i Matematikës.
  • c) Departamenti i Biologjisë dhe Kimisë.

Këto departamente organizojnë mësimdhënien në degë si:

• Matematikë – fizikë me tre profile
• Biologji – kimi me dy profile

2.Fakulteti i Shkencave Ekonomike ka këto departamente:

  • a) Departamenti i Administrim-Biznesit
  • b) Departamenti i Financës-Kontabilitetit.
  • c) Departamenti i Ekonomia dhe e Drejta

Këto departamente mbulojnë degët e mëposhtme:

• Degën e administrim-biznesit me dy specialitete.
• Degën e financë-Kontabilitetit me dy specialitete.
• Degen Ekonomia dhe e Drejta

3.Fakulteti i Shkencave Humane ka këto departamente:

  • a) Departamenti i Historisë.
  • b) Departamenti i Gjeografisë.
  • c) Departamenti i Letërsisë.
  • d) Departamenti i Gjuhës shqipe.

Departamentet mbulojnë veprimtarinë mësimore në katër degë, si

• Histori – Gjeografi.
• Gjuha shqipe dhe letërsia shqipe.
• Histori Gjeografi dhe Edukim Qytetar.

4.Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka këto departamentet:

  • a) Departamenti i Anglishtes, Departamenti i Gjermanishtes,
  • b) Departamenti i frengjishtes dhe italishtes.

Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në degët e mëposhtme:

• Gjuha angleze.
• Gjuha frënge.
• Gjuha gjermane.
• Gjuha italiane.

5.Fakulteti i Mësuesisë për Kl. I –IV dhe parashkollorë ka këto departamente:

  • a) Departamenti i Psikologjisë dhe Edukimit
  • b) Departamenti i përgatitjes fizike e artistike.

Këto departamente mbulojnë veprimtarinë mësimore në dy degë:

• Mësuesit e shkollës fillore.
• Mësuesit për kopshtet.

6.Fakulteti i Shkencave Sociale

  • a) Dega Punonjesi Social
  • b )Gazetari
  • c) Edukate Qytetare
  • d) Psikologji
  • e) Filozofi - Sociologji

7. Fakulteti i Infermierisë

Diplomat që jepen[redakto | redakto tekstin burimor]

1. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Fizikë.
2. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Matematikë.
3. Mësues i Matematikës dhe Fizikës me prioritet në Informatikë.
4. Mësues i Biologjisë dhe Kimisë.
5. Mësues i Historisë dhe Gjeografisë.
6. Mësues i Edukimit Qytetar.
7. Mësues i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.
8. Mësues i anglishtes.
9. Mësues i Gjermanishtes.
10. Mësues i Frengjishtes.
11. Mësues i Italishtes.
12. Mësues për Shkollat Fillore.
13. Mësues për Kopshtet.
14. Diploma për Infermierë të lartë
15. Diploma për Administrim-Biznes me dy profile.
16. Diplomë për Financë -Kontabilitet me dy profile.
17. Ekonomia dhe e Drejta
18. Gazetari
19. Punonjes Social
20. Psikologji
21. Filozofi - Sociologji

Stafi akademik[redakto | redakto tekstin burimor]

Stafi akademik i Universitetit përbëhet nga 245 pedagogë dhe asistentë pedagogë efektivë, nga të cilët 8 janë profesorë, 12 asistentë profesorë; 20 doktorë; 20 mastera; 70 pedagogë; 17 asistentë pedagogë. Universiteti ka edhe 44 lektorë të jashtëm, nga të cilët 2 janë profesorë; 3 asistentë profesorë; 3 doktorë; 20 pedagogë; 16 asistentë pedagogë.

Kërkimi Shkencor[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërkimet shkencore në Universitetin e Elbasanit janë në zhvillime në departamente të ndryshme, që përbëjnë njësitë shkencore. Në çdo departament ka dy seksione: një seksion në të cilin pedagogët i kanë shtrirë kërkimet e tyre në procesin e mësimdhënies, fizikë, matematikë, kimi, biologji, gjuhë shqipe dhe e huaj, letërsi, histori dhe gjeografi. Një seksion tjetër i departamentit përbëhet nga një grup pedagogësh që janë realisht kërkues shkencorë si p.sh. në shkencat eksperimentale : kimi, biologji, studimet në gjuhën shqipe, gjeografi, histori, etj.

Qendra e Kërkimeve Albanologjike dhe Ballkanike[redakto | redakto tekstin burimor]

Realizon studime në fushën e albanologjisë dhe ballkanistikës.

Laboratori i Kërkimeve Shkencore[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky laborator kryen kërkime shkencore në fushën e shkencave të aplikuara dhe në fushën e analizave të materialeve për të tretë. Ky laborator është i liçensuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimeve pranë Këshillit të Ministrave.

Fushat shkencore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës[redakto | redakto tekstin burimor]

1. Etimologji, Ekologji.
2. Sporpjalmi i pemëve të sotme.
3. Peshku dhe roli i popullatës në shpërndarjen e tij në lumin Shkumbin.
4. Probleme të mësimdhënies të biologjisë dhe ekologjia- etologjia në shkollë.
5. Probleme në fiziologjinë e bimëve (në fotosintezë).
6. Probleme të ndotjes në liqenin e Pogradecit.
7. Influenca e disa elementëve në materialet refraktare.
8. Metoda fizike për përcaktimin e veçorive fizike, kimike dhe mekanike tek çeliku, ferrokromi me karbon të lartë, skorjet dhe materialet refraktare.
9. Metodat në studimet fizike të materialeve laboratorike dhe kompozitat për prodhimin laboratorik e industrial.
10. Zhvillimi dhe investigimi i materialeve të forta magnetike.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Faqja zyrtare e Universitetit "Aleksandër Xhuvani"