Aleksandra Bogdani
Aleksandra Bogdani | |
|---|---|
| Shtetësia | Albania |
| Profesioni | Gazetare investigative (hetuese) |
| Punonjës | BIRN, Reporter.al |
Aleksandra Bogdani është një gazetare dhe redaktore investigative shqiptare me më shumë se 20 vjet përvojë.[1] Ajo është e lidhur me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri dhe kontribuon rregullisht për Reporter.al që është publikim i BIRN në gjuhën shqipe.[2][3]
Puna profesionale e Bogdanit kryesisht përfshin dokumentimin dhe analizën e aktiviteteve institucionale dhe kriminale brenda Shqipërisë, duke u marrë me koncesionet qeveritare, korrupsionin, çështjet e ndërlidhura mes gjyqësorit dhe politikës, si dhe krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore.[4][5]
Për punën dhe raportimet e saja ajo ka fituar çmime të shumta në fushën e gazetarisë.[1][2][6]
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara se t’i bashkohej BIRN-it, Bogdani punoi për 15 vjet si reportere, redaktore dhe zëvendëskryeredaktore e gazetave të përditshme shqiptare si Shekulli, Korrieri dhe MAPO.[1]
Puna e saj invetigative përfshin artikuj të rëndësishëm mbi koncesionin e shërbimeve të sterilizimit në vitin 2015,[7] rrjetet e trafikimit të kokainës të lidhura me kartelet kolumbiane (të hetuara nga SPAK në vitin 2025), dhe raste gjyqësore dhe politike të profilit të lartë, përfshirë raportime mbi kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.[3]
Bogdani jep leksione mbi gazetarinë investigative në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës,[8] dhe shërben si mentore për gazetarë të rinj përmes programeve të zhvillimit të medias të BIRN.[9]
Çmimet dhe vlerësimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo ka marrë disa çmime për raportimet dhe punën e saj, përfshirë Çmimin CEI/SEEMO të vitit 2015 për Merita të Shquara në Gazetarinë Investigative,[2] dhe vendin e parë (së bashku me Flamur Vezaj) në Çmimin e Gazetarisë Investigative të BE-së të vitit 2014 për një seri prej tre artikujsh mbi rekrutimin e shqiptarëve që luftojnë si xhihadistë në Siri.[6]
Bogdani mori pjesë në Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari në vitin 2012, me një punim që adresonte mungesën e mbylles së problemeve për viktimat e komunizmit në Shqipëri.[10] Ajo fitoi çmimin e tretë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 "Aleksandra Bogdani and Flamur Vezaj: Story on radicalisation in Abania". South East European Media Observatory (në anglisht). 2016-03-08. Marrë më 2026-04-16.
- 1 2 3 ECPMF (2018-01-03). "Albanian Journalist: "Hopefully the wheels of justice will grind fine in the end"". European Centre for Press and Media Freedom (në anglishte britanike). Marrë më 2026-04-16.
- 1 2 "Aleksandra Bogdani – Reporter.al". www.reporter.al (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2024-06-14. Marrë më 2026-04-16.
- ↑ "Aleksandra Bogdani". International Journalism Festival (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-16.
- ↑ "Who's fighting against corruption in SE Europe: the media or the police?". International Journalism Festival (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-16.
- 1 2 Times, Tirana (2015-07-24). "Series on jihadists' recruitment wins EU Award for Investigative Journalism - Tirana Times" (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-16.
- ↑ "Aleksandra Bogdani: Shëndetësia është fushë problematike, me institucionet më pak transparente". Transparency. Marrë më 2026-04-17.
- ↑ Vrbica, Aleksandra (2024-09-03). "Meet the Mentors Strengthening Albania's Media Landscape: Aleksandra Bogdani". BIRN (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
She is a lecturer in Investigative Journalism at the Department of Journalism and Communication at the University of Tirana. Aleksandra won the first prize of the EU Investigative Journalism Award in 2014 and the CEI-SEEMO Award for Outstanding Merits in Investigative Journalism in 2015.
- ↑ Stamatoukou, Eleni (2022-03-22). "Meet our Fellows: Aleksandra Bogdani". BIRN (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
- ↑ Bogdani, Aleksandra (2012-12-07). "Secrets and Lies: Victims of Albanian Communism Denied Closure". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-04-17.
Aleksandra Bogdani is a Tirana-based journalist. This article was edited by Neil Arun. It was produced as part of the Balkan Fellowship for Journalistic Excellence, an initiative of the Robert Bosch Stiftung and ERSTE Foundation, in cooperation with the Balkan Investigative Reporting Network.