Jump to content

Alessandro Castriota Scanderbeg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aleksandër Kastrioti Skënderbeu gjatë vizitës në shtëpinë e aktorit Llesh Biba në Tiranë

Alessandro Castriota Scanderbeg (Aleksandër Kastrioti Skënderbeu) është stërnipi aktor, pianist e këngëtar jazz-i, pinjolli i heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu nga Rossano e KalabrisëItali.

Ka punuar në teatër me kompani të ndryshme të Napolit, Romës, Milanos dhe Kalabrisë, me Teatrin e Operas së Romës, Akademinë Chigiana të Sienës, midis të cilave mund të përmëndet një bashkëpunim me Katia Ricciarelin. Si aktor i pëlqyer nga publiku mori pjesë në një prodhim të ri në Teatrin “Piccolo” të Milanos, themeluar nga Giorgio Strehler, me dramën “Jeta e Galileut” të B. Brecht, ku interpretoj rolin e Galileo Galileit. Në fushën e muzikës, ka luajtur në pop-in italian me Teresa De Sio, Mario Biondi, Ivan Cattaneo e shumë të tjerë dhe interpretuar në piano e kënduar në 6 CD. Përgatiti një CD, me kuintetin e tij jazz, të quajtur pikërisht “Scanderbeg Jazz Quintet” në të cilin realizoi edhe një pjesë të tijën kënduar në shqip dhe po ashtu, një këngë tjetër të repertorit tradicional shqiptar, të ripërshtatur për jazz.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]