Alexander Buttner

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Alexander Büttner (Doetinchem, 11 shkurt 1989) është një futbollist profesjonist holandeze i cili luan si mbrojtës i majtë tek skuadra e Manchester United. Ai gjithashtu mund të luajë edhe si anësor.

Vittese[redakto | përpunoni burim]

Goli i tij i parë është shënuar në sezonin 2007/08, ku skuadra e tij e atëhershme, Vittese, mposhti 3:1 në shtëpi të saj skuadrën e Voleendam. Me 6 korrik të 2012-tës, Southampton dhe Vittese ranë dakord për çështjen Buttner, por ai nuk i kaloi mirë testet mjekësore tek kjo skuadër, e kjo i dha atij mundësinë që pastaj t'i bashkohet klubit më të trofeshëm anglez, Manchester United.

Manchester United[redakto | përpunoni burim]

Më 21 gusht 2012, Büttner nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me Manchester United, ku atij i ishte dhënë numrin 28 në fanellë. Büttner bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 15 shtator në një fitore në shtëpi 4-0 kundër Wigan Athletic. Performanca e tij bëri që atij t'i jipej çmimi si lojtari i ndeshjes. Më 23 tetor, ai bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve në një fitore 3-2 në shtëpi kundër Braga. Më 5 janar, Büttner bëri debutimin e tij në Kupën FA në një barazim 2-2 kundër West Ham.

Karriera e tij me kombëtaren[redakto | përpunoni burim]

Büttner ka përfaqësuar Holandën në nivelin nën moshën 20 dhe 21 vjeçare. Më 7 maj 2012, Büttner u emërua në listën e përkohshme prej 36 lojtarëve për turneun e UEFA Euro 2012, një nga nëntë lojtarë të zgjedhur si pjesë e skuadrës paraprake e Holandës nga menaxheri Bert van Marwijk.

Statistika[redakto | përpunoni burim]

Në klubin e Vittese ka luajtur gjithsej 119 ndeshje ku ka arritur të shënoj 10 gola në të gjitha garat (Ligë, Kup, Kupa e Ligës, Europë dhe Tjetër). Në klubin e Manchester United ka luajtur gjithsej 8 ndeshje ku ka arritur të shënoj 1 gol në të gjitha garat (Ligë, Kup, Kupa e Ligës, Europë dhe Tjetër). Ndërkohë në të gjithë karrierën e tij futbollistike bie që ka luajtur në 126 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola në të gjitha garat.