Shko te përmbajtja

Alfred Gjoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Portret i Alfred Gjonit

Alfred Gjoni (i lindur në vitin 1991 në Kalivaç, Lezhë) është inxhinier ndërtimi dhe politikan shqiptar. Ai jeton dhe punon në Lezhë, dhe aktualisht ushtron profesionin e inxhinierit pranë Spitalit Rajonal të Lezhës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ishte kandidat për deputet në Qarkun e Lezhës për Partinë Socialdemokrate.

Aktiviteti politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 13 mars 2025, përmes një postimi të shpërndarë nga faqja mediatike "Lezha Press", Alfred Gjoni bëri publike kandidaturën e tij. Ai u shpreh se kandidimi përfaqësonte një përgjegjësi dhe një mundësi për të dhënë kontribut në zonën nga vjen.

Më 6 maj 2025, zhvilloi një takim me qytetarët në Shëngjin, ku diskutoi me banorët për sfidat lokale. Ai theksoi se “shpresat janë tek rinia” dhe premtoi se do të ishte një zë i tyre në parlament.

Në përmbyllje të fushatës, përmes mediave sociale dhe postimeve të publikuara nga "Argument Plus", Gjoni deklaroi se do të ishte zëri i qytetarëve të thjeshtë dhe u bëri thirrje qytetarëve të votonin për PSD-në. Më 11 maj, ai i quajti zgjedhjet “një ditë të shenjtë” për demokracinë.

  • Alfred Gjoni – takim në Shëngjin, Lezha Web, 6 maj 2025.
  • Alfred Gjoni – shpallja e kandidaturës, Lezha Press, 13 mars 2025.
  • Alfred Gjoni – përmbyllja e fushatës, Argument Plus Lezhë, 10 maj 2025.
      • "Alfred Gjoni kandidat i PSD për Deputet për Qarkun Lezhë". Egnatia News. 13 mars 2025. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2025. Marrë më 26 qershor 2025. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)