Kërceni tek përmbajtja

Alfred Peza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alfred Peza u zgjodh Drejtor i Përgjithshëm i RTSH në Qershor 2023, me unanimitet nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar për një mandat pesëvjeçar. Platforma e miratuar nga KDRTSH përfshin plane ambicioze për rritjen e standardeve profesionale, që do të sigurojnë kthimin e RTSH-së edhe një herë të madhe në epokën digjitale.

Ai ka punuar si gazetar, drejtues mediash, analist e lektor dhe ka drejtuar disa media të rëndësishme në Shqipëri. Gjatë viteve 2013-2017, ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe zëvendëskryetar i Komisionit parlamentar për Median dhe Edukimin.

Është vlerësuar me çmime dhe tituj të ndryshëm gjatë karrierës si gazetar dhe ka publikuar një seri artikujsh dhe librash.

  • Ditari i 23 qershorit : shënimet e një gazetari në ditët kur u bë politikan - 2013
  • Sarah : roman - 2017
  • Enveriada : roman - 2020