Ali Ahmeti (politikan)
![]() |
Kjo faqe mund të griset për shkak të udhëzimeve të Wikipedia-s. Arsyeja: Ekziston nën një titull tjetër - Ali Ahmeti.
Në qoftë se mendoni se kjo faqe nuk meriton grisjen, ose keni ndër mend ta rregulloni sipas rregullave të Wikipedia-s, mund ta hiqni këtë njoftim, por jeni të lutur të mos e hiqni nëse jeni ju krijuesi. Në qoftë se jeni ju krijuesi i këtij artikulli dhe/ose nuk jeni dakord me grisjen, shtoni:
direkt pas këtij shënimi ({{grise}}), dhe arsyen përse kjo faqe nuk duhet të griset, në faqen e diskutimit. Administratorë: kontrolloni lidhjet, historinë (tani), dhe regjistrat para se të grisni faqen. |
![]() | Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Stampa:Biografia-Box Ali Ahmeti (maqedonisht: Али Ахмети ; i lindur më 5.1.1959, në Zajaz, Kërçovë) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Ali Ahmeti kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.[1]
Në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtërirjen e lëvizjes studentore dhe popullore në Kosovë. Në vitin 1986, Ahmeti fiton azil politik në Zvicër, ku jeton deri në vitin 2001 dhe vepron si koordinator i grupeve të ndryshme. Në vitet 1988/89 ai është njëri nga udhëheqësit e protestave të minatorëve dhe studentëve të cilat për herë të parë më seriozisht e "sfiduan" regjimin e Sllobodan Miloseviqit. Në vitet 1989/90 ai ka qenë njëri nga organizatorët e protestave masive të diasporës shqiptare nëpër Europë.
Mbështetjen e tij politike gjatë këtyre viteve Ahmeti e ka pasur në Lëvizjen Popullore të Kosovës. Në vitin 1986 ai është zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, me detyrë ndërlidhjen ndërmjet Kosovës dhe Europës. Në vitin 1988 ai është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Popullore të Kosovës, funksion në të cilin është rizgjedhur në vitin 1993, me detyrë special sektorin ushtarak.
Në vitin 1996, në vlugun e rritjes së presionit dhe dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës, Ahmeti ka qenë njëri ndër "themeluesit" e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në vitin 1998, në fillim të luftës, ai është zgjedhur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 2001 Ahmeti zgjidhet Përfaqësues Politik i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut. Pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit të nënshkruar në gusht dhe shpërbërjes së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në shtator të këtij viti, Ahmeti angazhohet aktivisht në procesin e implementimit të Marrëveshjes Kornizë. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2002 ai e inicoi dhe u emërua Kryesues i Këshillit Koordinues që bashkonte partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe strukturat e mëparshme të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në një platformë të disenjuar për ta shtyrë përpara implementimin e marrëveshjes paqësore.
Në qershor të vitit 2002, Ahmeti e themelon Bashkimin Demokratik për Integrim dhe zgjidhet Kryetar i kësaj partie. Në shtator të vitit 2002 fiton zgjedhjet ndaj Partisë Demokratike Shqiptare të udhëhequr nga Arbër Xhaferi dhe futet në qeveri me Lidhjen Social Demokrate të udhëhequr nga Branko Cërvenkovski.
Në vitin 2006 Nikola Gruevski fiton zgjedhjet te Maqedonisë e Veriut dhe then parimin fituesi me fituesin duke marrë në qeveri Partinë Demokratike Shqiptare dhe duke lënë Bashkimin Demokratik për Integrim bashkë me Ali Ahmetin në opozitë.
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Ali Ahmeti". sobranie.mk. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Marrë më 23 qershor 2017.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]