Ali ibn Jusuf
Pamja
Ali ibn Jusuf | |
|---|---|
| Sulltan | |
| Në detyrë 1106–1143 | |
| Paraprirë nga | Jusuf ibn Tashfin |
| Pasuar nga | Tashfin ibn Ali |
| Të dhëna personale | |
| Lindi | 1084 |
| Vdiq | 26 janar 1143 |
Ali ibn Jusuf (Arabisht: علي بن يوسف) ishte mbreti i pestë i dinastisë Almoravide nga viti 1106 deri në vitin 1143.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ali ibn Jusuf sundoi nga Maroku dhe e emërtoi vëllain e tij si guvernator të Andaluzisë. Ai i zgjeroi territoret e tij në gadishullin Pirinej duke marrë Zaragozën në vitin 1110, por e humbi pësëri tek Alfonso I, mbreti i Aragonit, më 1118. Në vitin 1139, ai humbi në betejën e Ouriques kundër portugezëve.
Pas vdekjes së Aliut, vendin e tij e zuri i biri.
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ali ibn Jusuf ishte biri i Jusuf ibn Tashfinit. Aliu kishte dy djem:
- Tashfin ibn Ali, guvernator i Granadës dhe Almerias më 1129 dhe Kordobës më 1131.
- Is'hak ibn Ali, vdiq më 1147.