Alicia Vikander

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Alicia Amanda Vikander është aktore e mirënjohur dhe balerinë suedeze .

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alicia Vikander lindi më 3 tetor 1988 në Goteborg , Suedi .[1]Nëna e saj , Maria Fahl, është aktore ,ndërsa babai i saj , Svante Vikander, është psikiatër. Ajo është një e katërta finlandeze .

Vikander e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën shtatë vjeçare, duke luajtur në një produksion të Kristina från Duvemåla në The Göteborg Opera, shkruar nga Björn Ulvaeus dhe Benny Andersson nga ABBA . Ajo ka aktruar në disa muzikalë në opera, si Tingulli i Muzikës dhe Les Misérables .Në vitin 1997 ka marr pjesë në shfaqjen e këngës për fëmijë TV4 Småstjärnorna , ku performoi këngën e Helen Sjöholms, "Du måste finnas". [2]

Vikander e filloi karrierën në balet që në moshën nëntë vjeçare me Svenska Balettskolan i Göteborg (1998–2004).Në moshën 15-vjeçare, Vikander u zhvendos nga Goteborgu në Stokholm për t'u stërvitur në shkollën e lartë të baletit .Ajo është stërvitur një semestër në Akademinë Amerikane të Baletit në Nju Jork. [3]

Në moshën 16-vjeçare, ajo pothuajse e la shkollën për t'u angazhuar plotësisht në serialet televizive në të cilat punoi me regjisorin Tomas Alfredson, ku dhe ndoqi pasionin e saj për aktrimin. Ajo e braktisi karrierën e saj në kërcim gjatë adoleshencës për shkak të lëndimeve. Vikander u pranua në shkollën juridike, por ajo nuk i ndoqi studimet kurrë, për të ndjekur karrierën si aktore.[4]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera e hershme Vikander e filloi karrierën e saj duke u shfaqur në një numër filmash të shkurtër dhe role televizive në Suedi .[5] Midis vitit 2008 dhe 2010 u angazhua në dramën televizive suedeze Andra Avenyn .

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Behind the scenes: Alicia Vikander January 2016"YouTube
  2. ^ Gustafsson, Josefine (29 shkurt 2016). "Alicia Vikander: Från "Småstjärnorna" till Oscarsvinnare". Ystads Allehanda (në suedisht). Marrë më 29 shkurt 2016.
  3. ^ name="Horowitz">Horowitz, Josh. "Happy Sad Confused- Alicia Vikander" (në suedisht). SoundCloud. Marrë më 17 qershor 2015.
  4. ^ Dehn, Georgia (3 janar 2015). "Why Alicia Vikander could be the actress to watch in 2015". The Daily Telegraph (në suedisht). Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 21 mars 2015.
  5. ^ "Actress Spotlight: Alicia Vikander" (në anglisht). Entertainment Fuse. 10 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2015. Marrë më 21 mars 2015.