Alina Orlova
Alina Orlova | |
|---|---|
| Informata themelore | |
| Emri i lindjes | Alina Orlovskaja (polonisht. Alina Orłowska) |
| Lindi | 28 qershor 1988 (37 vjeçe) |
| Prejardhja | Visaginas, Lituania |
| Zhanret | Poezi të kënduara, Indie folk, Daina |
| Vitet aktive | 2007–present |
| Uebfaqja | myspace.com/alinaorlova |
Alina Orlova (lituanisht: Alina Orlovskaja; rusisht: Алина Орловская, Alina Orlovskaya; polonisht: Alina Orłowska, e lindur më 28 qershor, 1988) është një këngëtare e poezive të kënduara dhe muzikante lituane.
Origjina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Alina është me preardhje të përzier, polake (babai) dhe ruse (nëna).[1] Babai i saj, një polak i Letonisë kishte lindur në Lituani ndërsa nëna në Voronezh. Më vonë familjet e tyre u zhvendosën në Kazakistan dhe jetonin në të njëjtën shtëpi. Pas martesës ata u zhvendos në Lituani, në qytetin e Visaginas në të cilin ishte dhe Centrali Bërthamor Ignalina, ku i ati i Alinës shkoi për të punuar. Qyteti kishte kryesisht popullsi ruse, familaj e Alinës fliste rusisht, por Alina dhe vëllai i saj u dërguan në shkollën e vetme në qytet që ishte e gjuhës lituane. Kur u pyet rreth përkatësisë etnike të saj (në vitin 2010), Alina tha se ajo nuk ndjehej vetëm si lituane ose ruse, por që mentaliteti i saj është padyshim Baltik. Në fëmijërinë e saj shkoi në një shkollë të veçantë muzikore dhe luante piano.[2]
Karriera performuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Orlova edhe kompozon këngët e saj edhe performon këngët e muzikantëve të tjerë në versionin e saj. Ajo në përgjithësi performon në tri gjuhë, lituanisht, rusisht dhe anglisht.
Discography
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Albumet e
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Viti | Albumi detajet |
|---|---|
| 2008 | Laukinis šuo dingo |
| 2010 | Mutabor |
| 2015 | 88 |
| 2018 | Daybreak |
| 2022 | Laumžirgiai |
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Алина Орлова (in Russian), retrieved 2012-01-11.
- ↑ "Алина Орлова: «Я не знаю, кто я»" Alina Orlova: "I don't know who I am", an interview, September 9, 2010