Allan Holdsworth
Allan Holdsworth | |
|---|---|
Holdsworth në vitin 2012 | |
| Informata të përgjithshme | |
| Lindur | 6 gusht 1946 |
| Vdiq | 15 prill 2017 (70 vjeç) |
| Zhanret | Jazz fusion, instrumental rock, progressive rock |
| Profesioni | Muzikant, kompozitor, producent |
| Instrumenti | Kitarë, SynthAxe, violinë |
| Vitet aktive | 1969–2017 |
| Labeli | CTI, JMS–Cream, Warner Bros., Enigma, Relativity, Intima, Restless, Polydor, Gnarly Geezer, Megazoidal, Sony, Universal, Eidolon Efformation |
| Ish-anëtar | 'Igginbottom, Nucleus, Tempest, Soft Machine, The New Tony Williams Lifetime, Pierre Moerlen's Gong, John Stevens, Jean-Luc Ponty, Bill Bruford, U.K., Gordon Beck, Gary Husband, Jack Bruce, Chad Wackerman, HoBoLeMa, Level 42, Planet X, Anthony Crawford |
Allan Holdsworth (6 gusht 1946 – 15 prill 2017) ishte kitarist, violinist dhe kompozitor anglez i muzikës jazz dhe rock. Ai kontriboi ne grupe të shumta duke përfshirë Soft Machine, U.K., The Tony Williams Lifetime, Pierre Moerlen's Gong, Bruford, Level 42 dhe Planet X, përveç punës solo në zhanre të ndryshme.
Holdsworth ishte i njohur për përdorimin ezoterik dhe idiosinkratik të koncepteve dhe teorisë së avansuar muzikore, veçanërisht në lidhje me melodinë dhe harmoninë. Muzika e tij përfshin një gamë të gjerë dhe komplekse të progresioneve të akordeve, shpesh duke përdorur forma të pazakonta të akordeve në një mënyrë abstrakte duke u bazuar në kuptimin e tij të "shkallëve akorde", dhe solo komplekse të improvizuara, shpesh mbi qendra tonale në lëvizje. Ai përdori forma të panumërta shkallësh, shpesh të nxjerra nga ato si Lydian, diminished, harmonic major, augmented, whole tone, chromatic, dhe altered, ndër të tjera, shpesh duke rezultuar në një zë "të jashtëm" të paparashikuar dhe disonant. Teknika e tij unike e legato solo rrjedh nga dëshira e tij origjinale për të luajtur saksofonin. Në pamundësi për ta pasur një, ai u përpoq të përdorte kitarën për të krijuar linja notash të ngjashme të lëmuara. Ai gjithashtu u njoh për përdorimin e një forme të hershme të sintisajzerit kitarë të quajtur SynthAxe, i prodhuar nga një kompani që ai mbështeti në vitet 1980.
Holdsworth është cituar si ndikim nga një mori kitaristësh të muzikës rock, metal dhe jazz, si Eddie Van Halen, Joe Satriani, Greg Howe, Shawn Lane, Richie Kotzen, John Petrucci, Steve Vai, Alex Lifeson, Kurt Rosenwinkel, Yngwie Malmsteen, Michael Romeo, Ty Tabor, Fredrik Thordendal, Daniel Mongrain, John Frusciante, Tom Morello, Tosin Abasi, dhe Patrick Mameli. Frank Zappa dikur e lavdëroi atë si "një nga personat më interesantë në kitarë në planet", ndërsa Robben Ford ka thënë: "Mendoj se Allan Holdsworth është John Coltraine i kitarës. Nuk mendoj se dikush mund të bëjë aq shumë me kitarë sa Allan Holdsworth".
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Solo albumet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1976: Velvet Darkness
- 1982: I.O.U.
- 1983: Road Games (EP)
- 1985: Metal Fatigue
- 1986: Atavachron
- 1987: Sand
- 1989: Secrets
- 1992: Wardenclyffe Tower
- 1993: Hard Hat Area
- 1996: None Too Soon
- 2000: The Sixteen Men of Tain
- 2001: Flat Tire: Music for a Non-Existent Movie
- 2016: Tales from the Vault