Alterimi (Tjetërsimi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alterimi (Tjetërsimi) shkaktohet nga ndryshimi i temperaturave gjatë ditës dhe natës, dhe në stinët e vitit shkëmbinjtë që janë në kontakt me ajrin shkatërrohen dhe imtësohen. Me bymimin dhe tkurrjen e mineraleve që i përbëjnë shkëmbinjtë, gjatë amplitudave të temperaturave ditore të larta, në zonat e shkretirave tjetërsimi është më intensiv se në pjesët e tjera të sipërfaqes së Tokës. Tjetërsimi është i pranishëm edhe në viset të tjera me klimë të mesme. Shkëmbinjtë këtu shkatërrohen kryesisht nën ndikimin e amplitudave të temperaturave, ngrirjes së ujit–akullit në plasaritje të shkëmbinjve.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]