Altin Haxhi
Personal information | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Altin Haxhi | ||
Data e lindjes | 17 qershor 1975 (49 vjeç) | ||
Vëndi i lindjes | Gjirokastër, Shqipëri | ||
Gjatësia | 1.75 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni(et) | Mbrojtës i majtë | ||
Karriera e lartë* | |||
Vitet | Team | Apps | (Gls) |
1994–1996 | Shqiponja | 45 | (10) |
1996–1998 | Panachaiki | 45 | (0) |
1998–2000 | Litex Lovech | 47 | (9) |
2000–2003 | Iraklis Thessaloniki | 60 | (0) |
2003–2004 | CSKA Sofia | 19 | (0) |
2004–2005 | Apollon Kalamarias | 24 | (4) |
2005–2006 | Anorthosis | 16 | (0) |
2006–2007 | Ergotelis | 32 | (3) |
2007–2010 | APOEL | 47 | (1) |
2010–2012 | Apollon Kalamarias | 19 | (3) |
Total | 374 | (30) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
1995–2009 | Shqipëria | 67 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve |
Altin Haxhi lindi më 17 qershor 1975 në Gjirokastër, ku edhe fillojë të merret me këtë sport. Në qytetin e lindjes u angazhua në skuadrën e qytetit Shqiponja Gjirokastër që në vitin 1993 deri më 1996.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haxhi e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1994 me klubin e qytetit të lindjes Shqiponja. Në vitin 1996, ai u transferua në Greqi te Panachaiki, ku luajti për dy vite në elitën e futbollit grek. Në vitin 1996, ai kaloi Litex Lovech në Bullgari, ku zhvilloi performanca pozitive. Edhe pse në rolin e mbrojtësit të mbajtë, Haxhi regjistroi 9 gola në 47 ndeshje. Në vitin 2000, ai u rikthye në Greqi duke firmosur për Iraklis Thessaloniki, klub ku do të qëndronte për tre sezonet e ardhshme. Në sezonin 2003–04, Haxhi luajti në Bullgari për CSKA Sofian, kurse në verën e vitit 2004, ai u transferua në Qipro ku dhe mbylli karrierën në vitin 2012. Gjatë kësaj kohe, Haxhi për klube si Apollon Kalamarias, Anorthosis, Ergotelis, APOEL dhe Apollon Kalamarias.
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haxhi ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare në periudhën 1995–2009. Me 67 paraqitje, ai është në listën e dhjetë lojtarëve me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e Shqipërisë.[1] Debutimi i Haxhit erdhi më 30 nëntor 1995 në fitoren 2–0 në një ndeshje miqësore ndaj kombëtares së sapoformuar Bosnja dhe Hercegovina.[2]
Jete personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt 2015, Haxhi u shpall konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari.[3]
Shko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Altin Haxhi" (në anglisht). EU-Football.info. Marrë më 9 janar 2020.
- ^ "Bilanci historik Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë". Radio Televizioni Shqiptar. 28 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 10 janar 2020.
- ^ "Altin Haxhi, konsull nderi i Shqipërisë në Bullgari". Panorama Sport. 8 shkurt 2015. Marrë më 9 janar 2020.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Altin Haxhi - FSHF
- Statstika Altin Haxhi - shqip albaniasoccer
- Tifozat - shqip nga tifozatkuqezi
![]() | Ky artikull nga futbolli është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |