Shko te përmbajtja

Amber L. Hollibaugh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Amber L. Hollibaugh (shqip:Embër L.Hollibah) (1964) është një shkrimtare, regjisore dhe aktivise politike ameriakne e fokusuar në çështjen e feminizmit.

Karriera dhe shkrimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hollibaugh është ka prejardhje rome nga ana e babait me origjinë spanjolle dhe është irlandeze nga ana e mamasë.[1] Ajo ka fituar një sërë çmimesh si feministe, aktiviste e majtë dhe gazetare.[2] Aktualisht, ajo është drejtoreshë ekzekutive e organizatës jofitimprurëse New York Queer's for Economic Justice (QEJ).

Hollibaugh është drejtoreshë ekzekutive e Shërbimeve Shëndetësore për gratë LBTIÇikago.[3] Ajo ka qenë drejtoreshë për edukimin, advokimin, organizimin komunitar pranë SAGE ( Services & Advocacy for GLBT Elders ), një program në Nju Jork i dedikuar edukimit të personave gej, lesbike, biseksuale, transgjinore.[4]

Në vitin 1970, Hollibaugh ishte drejtuese e lëvizjes për të drejtën e abortit në Kanada.[5] Në vitin 1978, ajo themeloi së bashku me Allan Berube në San Francisko “Lesbian and Gay History Project”.[6] Në vitin 1982, ajo ishte e ftuar si folëse në një konferencë mbi seksualitetin, një event kyç i cili u bë i njohur si Feminist Sex Wars. Hollibaugh ka shkruar rreth margjinalizimit që ka përjetuar si rezultat të punës që ka ushtruar si punonjëse seksi në të kaluarën, dde angazhimin e saj në komunitetin sadomazokist.[7]

Hollibaugh është regjisore dhe bashkëproducente me Gini Reticker të dokumentarit The Heart of the Matter, dokumentar i dedikuar ndaj keqinformimit që studentet vajza kishin rreth seksualitetit dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme sikurse SIDA.[8] Filmi fitoi çmimin Freedom of Expression në festivalin e filmit Sundance Film Fetival në 1994.

  1. Anderson, Kelly. "Amber Hollibaugh Interview" (PDF) (në anglisht). Voices of Feminism Oral History Project. Marrë më 1 shkurt 2013.
  2. "Duke University Press website" (në anglisht). Dukeupress.edu. 29 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 2013-12-04.
  3. See "Amber Hollibaugh" retrieved 5-25-2012 Arkivuar 3 qershor 2012 tek Wayback Machine
  4. GLQ: A Journal of Lesbian and Gay Studies (2004) 10#2 pp 313–316
  5. Christabelle Sethna and Steve Hewitt, "Clandestine Operations: The Vancouver Women's Caucus, the Abortion Caravan, and the RCMP," The Canadian Historical Review (September 2009) Volume 90, Number 3, pp 463–95
  6. Jeffrey Weeks, "Allan Bérubé (1946–2007)," History Workshop Journal (Spring 2010) Issue 69, p 295
  7. Basiliere, Jennifer Lynn (2008). Bypassing Binaries: Towards a Feminist Politics of Transgression (në anglisht). fq. 39. ISBN 9780549561484.
  8. Sharon Gmelch, et al. Gender on Campus: Issues for College Women (Rutgers University Press, 1998) p. 197.