America Party
Ky artikull dokumenton një ngjarje të tanishme. Informacioni mund të ndryshojë më shpesh sipas zhvillimit të ngjarjes, dhe raportet fillestare të lajmeve mund jenë jo të besueshme. Përditësimi i fundit për këtë artikull mund të mos reflektojë informacionin më të fundit. (korrik 2025) |
America Party | |
|---|---|
| Udhëheqësi | Elon Musk |
| Themelues | Elon Musk |
| Themeluar | 6 korrik 2025 |
| Ideologjia | Konservatorizmi fiskal |
America Party (Partia Amerika), është një parti politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e themeluar nga Elon Musk më 6 korrik 2025. Ajo u shpall publikisht më 5 korrik, pas përplasjeve të tij me presidentin amerikan Donald Trump mbi projektligjin e quajtur One Big Beautiful Bill Act (Projektligji i Madh i Bukur). [1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 qershor 2025, Elon Musk publikoi një sondazh në rrjetin social X, duke pyetur nëse duhej krijuar një parti e re për të përfaqësuar "80% të popullsisë që ndodhet në mes".[2] Më shumë se 80% e votuesve në sondazh u shprehën pro.[3] Partia u regjistrua zyrtarisht pranë Komisionit Federal të Zgjedhjeve më 6 korrik 2025.[4]
Musk u përfshi në diskutime publike për krijimin e një force të tretë politike që do të sfidonte sistemin dypartiak amerikan. Ai kritikoi të dy partitë kryesore si pjesë të një "unipartie".[5]
Ideologjia dhe platforma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Musk deklaroi se partia e tij do të ketë në thelb parime të konservatorizmit fiskal, me fokus uljen e defiçitit buxhetor.[6] The New York Times vuri në dukje se platforma ideologjike e partisë së tij përfshin gjithashtu deregulimin, tregtinë e lirë, dhe mbështetjen për imigracionin e punëtorëve të kualifikuar.[7]
Strategjia zgjedhore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas një sondazhi të Quantus Insights në korrik të 2025, rreth 40% e amerikanëve do të mbështesnin një parti të tretë të udhëhequr nga Musk, ndërsa 14% shprehën gatishmëri të lartë për të votuar për të.[8]
Musk deklaroi se partia mund të fokusohej në "dy ose tre vende në Senat" dhe "tetë deri në dhjetë distrikte në Dhomën e Përfaqësuesve", për të përfaqësuar "vullnetin e përgjithshëm" dhe për të ndikuar në vendimmarrjet ligjore.[9] Ai deklaroi gjithashtu se partia e tij do të garonte në mënyrë të pavarur nga demokratët dhe republikanët, duke u angazhuar për bashkëbisedime legjislative me të dyja palët.[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Caputo, Marc (3 qershor 2025). "Four reasons Musk attacked Trump's "big beautiful bill"". Axios (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Hanrahan, Tim (5 qershor 2025). "Elon Musk Floats New Political Party". The Wall Street Journal (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Schneid, Rebecca (8 qershor 2025). "Musk Floats Idea of Starting New Rival Political Party—and Even Names It—Amid Trump Feud". Time (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2025. Marrë më 2025-07-06.
- ↑ "Form 1 for America Party (AMEP)". docquery.fec.gov (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Bedigan, Mike (4 korrik 2025). "Nearly 40 percent of Americans say they would back Musk's third party if he creates one, poll finds". The Independent (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Williams, Michael (5 korrik 2025). "Musk says he is forming new political party after fallout with Trump". CNN (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Cohn, Nate (14 qershor 2025). "Is There an Opening for a Third Party?". The New York Times (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Bedigan, Mike (4 korrik 2025). "Nearly 40 percent of Americans say they would back Musk's third party if he creates one, poll finds". The Independent (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Primack, Dan (4 korrik 2025). "Elon Musk floats strategy for new political party". Axios (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.
- ↑ Doherty, Erin (2025-07-05). "Elon Musk says he has formed a new U.S. political party, the 'America Party'". CNBC (në anglisht). Marrë më 2025-07-06.