Amsterdam Airport Schiphol

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pamja e Aeroportit të Schiphol nga lart.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit i njohur në mënyrë informale si Schiphol, është aeroporti kryesor ndërkombëtar i Holandës. Ai është i vendosur në 9 km në jug-perëndim të Amsterdamit, në komunën e Haarlemmermeer, në Hollandën Veriore. Ky është aeroporti i tretë më i ngarkuar në Evropë në aspektin e udhëtarëve. Aeroporti është ndërtuar si koncept i një terminali të vetëm, një pjesë e terminalit është e ndarë në tre salla të mëdha nisjesh.

Schiphol është qëndra për KLM dhe partneret e tij si KLM Cityhopper, Corendon Dutch Airlines, Martinair, Transavia dhe TUI fly Netherlands. Aeroporti gjithashtu është qëndra Evropiane për Delta Air Lines dhe Jet Airways dhe si nje bazë për EasyJet, Small Planet Airlines dhe Vueling.

Schiphol është hapur në 16 Shtator 1916 si një bazë ushtarake. Në fund të luftës së parë botërore aeroporti filloi të përdoret pjesërisht si aeroport civil dhe më vonë ai e humbi plotësisht rolin e tij ushtarak.Nga 1940, Schiphol kishte katër pista në kënde 45 gradë. Në të njëjtin vit aeroporti u pushtua nga ushtria Gjermane dhe iu ndryshua emri në Fliegerhorst Schiphol. Aeroporti u shkatrua nga bombardimi por në fund të luftës fusha e aviacionit u rindërtua sërisht. Në 1949, aeroporti i Schiphol u bë aeroporti kryesor në Hollandë. Emri i aeroportit në gjuhën Hollandeze është Luchthaven Schiphol.


Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]