Andis Salla
Pamja
Andis Salla | |
|---|---|
| Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | |
Titullar | |
| Në detyrë 19 shtator 2025 | |
| Presidenti | Bajram Begaj |
| Kryeministri | Edi Rama |
| Paraprirë nga | Anila Denaj |
| Kryetar i Bashkisë Cërrik | |
| Në detyrë 1 gusht 2019 – 11 shtator 2025 | |
| Pasuar nga | Florenc Doko (në detyrë) |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 3 shkurt 1988 (37 vjeç) Shtërmen, Elbasan, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
| Arsimimi | Diplomë në drejtësi penale |
| Profesioni | Jurist, politikan |
Andis Salla (lindur më 3 shkurt 1988) është jurist dhe politikan shqiptar. Që prej shtatorit 2025, ai shërben si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Më parë ka qenë Kryetar i Bashkisë Cërrik dhe ka mbajtur pozita të rëndësishme në administratën penale.[1]
Jeta dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Salla ka lindur në Shtërmen, Elbasan. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universiteti i Tiranës në vitin 2011, me specializim në të drejtën penale. Që prej vitit 2014, është avokat i licencuar dhe i regjistruar në Dhomën Kombëtare të Avokatisë.[2]
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para se të angazhohej në qeverinë qendrore, Salla ka shërbyer si Kryetar i Bashkisë Cërrik. [3]
Ai ka mbajtur gjithashtu postin e Drejtorit të Institucionit për Ekzekutimin e Vendimeve Penale (IEVP) në Elbasan.[4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ndryshime në drejtimin e Bashkisë Cërrik, Andis Salla u emërua ministër i Bujqësisë, zgjidhet kryetari i komanduar (EMRI)". BalkanWeb. 17 shtator 2025. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Andis Salla – Jetëshkrimi" (PDF). ISP Dekriminalizimi. ISP Albania. nëntor 2019. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Kryetari i Bashkisë – Z. Andis Salla". Bashkia Cërrik. Marrë më 22 shtator 2025.
- ↑ "Zgjidhen 24 drejtorët e rinj të burgjeve (Lista me emra)". Newsbomb.al. 11 janar 2018. Marrë më 22 shtator 2025.