Jump to content

Andrea Nako

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Andrea Nako ka lindur më 14.09.1934 në fshatin Zguralec, të rrethit të Leskovikut dhe ka vdekur më 13.08.1998. Arsimin Fillor e kreu në fshatin e lindjes dhe atë 7-vjeçar në Leskovik. Studimet i përfundoi në vitin 1962 në Tiranë, në fakuletin ekonomik , dega Plan. Pas një kohe që punoi si insepktor tatimesh, në dhjetor të vitit 1953 ai emërohet inspektor pranë Ministrës së Financave. Pastaj që nga viti 1956-1959 përsëri gjendet në Ministrinë e Financave si Kryevizor dhe Drejtor në Drejtorinë e Kontroll-Revizionit.[1] Në vitet 1959-1978 ka kryer funksione të ndryshme të larta pranë Ministrisë së Financave. Në tetor të vitit 1978 emërohet si Zv/Ministër i Financave. Në gusht të vitit 1982 emërohet Kryetar i Komitetit të Çmimeve dhe Standardeve pranë Këshillit të Ministrave. Në vitin 1984 emërohet Drejtor i Bankës së Shtetit deri më 1985, kohë kur emërua Ministër i Financave deri në vitin 1990. Në Kohë kur u emërua ministër i Financave u arrit ndarja e Bankës së Shtetit nga varësiia e kësaj ministrie. [2]

  1. ^ Ministrat e Financave. Tiranë: Ministria e Financave. fq. 51. ISBN 999-27-857-2-1.
  2. ^ J. Paxton (16 dhjetor 2016). The Statesman's Year-Book 1988-89 (në anglisht). Springer. fq. 67–. ISBN 978-0-230-27117-3.