Andrea Stefani
Andrea Stefani | |
|---|---|
| Lindi | dhjetor 8, 1958 Tiranë, Shqipëri |
| Vdiq | 3 dhjetor 2016 (57 vjeç) Tiranë, Shqipëri |
| Profesionet | Gazetar, opinionist, aktivist |
Andrea Stefani (8 dhjetor 1958 -3 dhjetor 2016) ishte gazetar, opinionist dhe aktivist shqiptar. Për rreth 20 vjet ai punoi në media të ndryshme shqiptare dhe u bë i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe jo konformiste ndaj pushteteve të radhës në Shqipëri.
Dimensionit të tij si gazetar i bashkëngjitet edhe aktivizmi i theksuar qytetar, veçanërisht në përpjekjet kundër korrupsionit dhe dominimit autoritar të shtetit. Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes Shekulli dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion Hapur. Për më shumë se dhjetë vjet ishte mjaft aktiv në debatet televizive të përjavshme.
Andrea Stefani u nda nga jeta më 3 dhjetor 2016.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Albanistan – 2005
Komploti kundër lirisë – Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike – 2011