Ange-Yoan Bonny
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Data e lindjes | 25 tetor 2003 (23 vjeç) | ||
| Vendi i lindjes | Aubervilliers, Francë | ||
| Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[1] | ||
| Pozicioni | Sulmues | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual | Internazionale | ||
| Numri | 14 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2010–2011 | La Rochelle Villeneuve | ||
| 2011–2013 | FC Périgny | ||
| 2013–2018 | Chambray FC | ||
| 2018–2019 | Tours | ||
| 2019–2020 | Châteauroux | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2020–2021 | Châteauroux II | 5 | (0) |
| 2020–2021 | Châteauroux | 5 | (1) |
| 2021–2025 | Parma | 111 | (12) |
| 2025– | Internazionale | 24 | (5) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2021–2022 | Franca U19 | 7 | (5) |
| 2022–2024 | Franca U20 | 10 | (1) |
| 2024 | Franca U21 | 2 | (0) |
| 2026– | Bregu i Fildishtë | 0 | (0) |
|
* Club domestic league appearances and goals as of 14 mars 2026 ‡ Kombëtarja caps and goals as of 19 mars 2026 | |||
Ange-Yoan Bonny (lindur më 25 tetor 2003) është një futbollist profesionist fildishtas i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren fildishtase.
Bonny ka lindur në Francë dhe bëri debutimin e tij si profesionist me klubin francez Châteauroux në vitin 2020. Në gusht 2021, ai u transferua në Itali te Parma ku qëndroi për pesë sezone, duke u aktivizuar në më shumë se 100 ndeshje. Në korrik 2025, Bonny firmosi me Interin.
Bonny luajti me disa ekipe të moshave të Francës përpara se në vitin 2026 të bëhej pjesë e Bregut të Fildishtë, vendi i origjinës së tij.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]LB Châteauroux
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bonny bëri debutimin e tij si profesionist më 21 tetor 2020 në humbjen 2–1 kundër AS Nancy në Ligue 2.[2]
Parma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 gusht 2021, Bonny u transferua te Parma në Serie B.[3] Ai e shpenzoi sezonin e tij të parë në Itali duke u aktivizuar me ekipin e parë si dhe me atë Primavera. Goli i tij i parë në Serie B erdhi në fitoren 2–0 në transfertë kundër Brescias më 12 dhjetor 2022.[4] Në sezonin 2023–24, Bonny u bë titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Fabio Pecchia, duke ndihmuar ekipin të ngjitej në Serie A; ai shënoi 5 gola në 35 ndeshje.[5][6]
Bonny bëri debutimin e tij në Serie A më 17 gusht 2024 në barazimin 1–1 kundër Fiorentinës, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.[7] Dy javë më pas, ai shënoi me penallti kundër Napolit në minutat shtesë, por Parma në fund u mposht 2–1.[8] Ai e mbylli sezonin e parë në elitë me 6 gola në 37 ndeshje, duke ndihmuar Parmën të siguronte qëndrimin.[9]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 korrik 2025, Bonny u transferua te Interi për 23 milion € plus 3 milion € bonuse të ndryshme.[10] Me kalimin te Zikaltrit, ai u ribashkua me ish trajnerin e tij te Parma, Cristian Chivu. Ai firmosi një marrëveshje katër-vjeçare dhe mori fanellën me numrin 14 për sezonin e ri.
Bonny bëri debutimin e tij me klubin në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Torinos, duke shënuar golin e 5të të ekipit pasi hyri në fushë si zëvëndësues.[11] Më 4 tetor, në ndeshjen e tij të parë si titullar, Bonny shënoi një gol dhe asistoi tre të tjerë në fitoren 4–1 kundër Cremoneses.[12]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bonny ka luajtur me disa ekipe të moshave të Francës, përfshirë ekipin nën-21, me të cilën u aktivizua në dy ndeshje në vitin 2024.[13]
Në mars 2026, Bonny zgjodhi të përfaqsonte shtetin e origjinës së tij Bregun e Fildishtë, duke u përfshirë në listën paraprake të trajnerit Emerse Faé për miqësoren kundër Koresë së Jugut më 28 mars.[14] Më 8 maj, kërkesa e tij u miratua nga FIFA,[15] kurse një javë më vonë, ai u emërua në listën me 26 lojtarë të Bregut të Fildishtë për FIFA Kupën e Botës 2026.[16] Debutimi i tij në turne erdhi më 14 qershor në fitoren minimale 1–0 kundër Ekuadorit në grup;[17] Bonny u aktivizua në katër ndeshje me Bregun e Fildishtë që u eliminua në raundin e 32-tave nga Norvegjia.[18]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bonny është një sulmues shtatlartë dhe i fuqishëm, i cili dallohet për driblimet dhe aftësinë për të luajtur në hapsira të ngushta.[19] Ai mund të luaj si sulmues qëndre ose i dytë, duke kontribuar në ndërtimin e aksioneve falë vizionit të tij. Ai në disa raste është komplimentuar për altruizmin e tij, duke përqyer më shumë të asistoj se të shënojë.[20]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 22 mars 2026[21]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Châteauroux II | 2020–21 | National | 5 | 0 | — | — | — | 5 | 0 | |||
| Châteauroux | 2020–21 | Ligue 2 | 5 | 1 | 0 | 0 | — | — | 5 | 1 | ||
| Parma | 2021–22 | Serie B | 13 | 0 | 0 | 0 | — | — | 13 | 0 | ||
| 2022–23 | Serie B | 26 | 1 | 2 | 0 | — | — | 28 | 1 | |||
| 2023–24 | Serie B | 35 | 5 | 3 | 3 | — | — | 38 | 8 | |||
| 2024–25 | Serie A | 37 | 6 | 1 | 0 | — | — | 38 | 6 | |||
| Gjithsej | 111 | 12 | 6 | 3 | — | — | 117 | 15 | ||||
| Internazionale | 2025–26 | Serie A | 25 | 5 | 2 | 2 | 10[a] | 0 | 1[b] | 0 | 38 | 7 |
| Gjithsej karriera | 146 | 18 | 8 | 5 | 10 | 0 | 1 | 0 | 165 | 23 | ||
- ↑ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampionëve
- ↑ Ndeshje në Supercoppa Italiana
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Parma
- Internazionale
- Çmime personale
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Berrichonne de Châteauroux : les minots Wilfried Bedfian, Ayoub Ezzaytouni et Yoan Bonny à l'international". La nouvelle republique (në frëngjisht).
- ↑ "Nancy vs. Châteauroux 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 31 tetor 2020.
- ↑ "Ange-Yoan Bonny è un giocatore del Parma" (në italisht). Parma. 31 gusht 2021. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2022. Marrë më 22 mars 2026.
- ↑ "Il Parma sbanca Brescia e sale al 5º posto: 2-0, apre Man e chiude Bonny" (në italisht). La Gazzetta di Parma. 12 dhjetor 2022. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2022. Marrë më 11 tetor 2023.
- ↑ Michael Di Chiaro (1 maj 2024). "Parma promosso in Serie A: i ducali fanno festa dopo tre anni di attesa" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 1 maj 2024.
- 1 2 "Il Parma vince la Serie BKT 2023/24". legab.it (në italisht). 5 maj 2024. Marrë më 19 gusht 2024.
- ↑ "Parma-Fiorentina 1-1: Biraghi risponde a Man, i viola iniziano con un pareggio" (në italisht). FirenzeToday. Marrë më 19 gusht 2024.
- ↑ "Il Parma è senza portiere, il Napoli lo sorpassa nel recupero - Sport - Ansa.it". Agenzia ANSA (në italisht). 31 gusht 2024. Marrë më 1 shtator 2024.
- ↑ "Premier League clubs showing interest in Parma's Ange-Yoan Bonny" (në anglisht). Yahoo Sports. 16 mars 2025.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Ange-Yoan Bonny joins Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 5 korrik 2025. Marrë më 5 korrik 2025.
- ↑ "Inter Milan smash Torino 5-0 to start Serie A in style" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2025.
- ↑ "Bonny gets goal, hat trick of assists to lead Inter Milan win" (në anglisht). ESPN FC. 4 tetor 2025. Marrë më 1 shkurt 2026.
- ↑ "Ange-Yoan Bonny, the assist maestro for his teammates" (në anglisht). Parma Calcio 1913.
- ↑ "Elye Wahi dans la liste des Eléphants : "c'est vrai que je lui avais fermé la porte", Emerse Faé explique sa volte-face". afrik-foot.com (në frëngjisht). 18 mars 2026.
- ↑ "FIFA OKs switch from France to Ivory Coast for Inter Milan's Bonny" (në anglisht). ESPN FC. 8 maj 2026.
- ↑ Mike Peter (15 maj 2026). "Zaha omitted from Ivory Coast World Cup squad" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2026. Marrë më 22 maj 2026.
- ↑ Seth Vertelney (14 qershor 2026). "Amad Diallo scores late winner for Ivory Coast vs. Ecuador" (në anglisht). USA Today. Marrë më 14 qershor 2026.
- ↑ Mark Ogden (30 qershor 2026). "Haaland scores late as Norway send Ivory Coast out of World Cup" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2026. Marrë më 30 qershor 2026.
- ↑ Rocco Nicita (9 prill 2024). "Ange-Yoan Bonny è tutt'altro che un finalizzatore" (në italisht). Sportellate. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2026. Marrë më 11 prill 2024.
- ↑ "Chi è Ange-Yoan Bonny, il nuovo rinforzo per l'attacco dell'Inter: carriera, ruolo e caratteristiche tecniche" (në italisht). DAZN. 2 korrik 2025.
- ↑ "Ange-Yoan Bonny" (në anglisht). Soccerway.
- ↑ "Ange-Yoan Bonny "Rising Star of the Month" for October" (në anglisht). Serie A. 5 nëntor 2025. Marrë më 6 nëntor 2025.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ange-Yoan Bonny Arkivuar 8 maj 2026 tek Wayback Machine te Federata Franceze e Futbollit