Anija “Lezha”

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Anija "Lezha" (IMO: 8835396) ishte një anije me flamur shqiptar për transport mallrash të përgjithshëm. Ajo është prodhuar në Kantierin detar të Durrësit në vitin 1981.[1] Kapaciteti saj ishte 500 tonë, me gjatësi 46.13 m dhe gjerësi 8.13 m. Ka punuar kryesisht në transport detar të brendshëm.

Anija u fundos në mars të vitit 1997 në Portin e Durrësit, gjë që vështirësoi mjaft manovrimin e anijeve në port. Në vitin 1998 u bë nxjerrja e anijes ”Lezha”.[2]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]