Anne-Marie Lizin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anne-Marie Lizin
Eksperte e Kombeve të Bashkuara në varfërinë ekstreme dhe për të drejtat e njeriut
Në detyrë
1998–2004
Paraprirë ngaPozita u themelua
Pasuar ngaArjun Kumar Sengupta
Presidente e Senatit
Në detyrë
20 korrik 2004 – 12 korrik 2007
Paraprirë ngaArmand De Decker
Pasuar ngaArmand De Decker
Të dhëna vetjake
U lind më5 janar 1949
Huy, Belgjikë
Vdiq më17 tetor 2015
Huy, Belgjikë
Partia politike party Socialiste
Bashkëshortja/etMichel Lizin (m.1971)
ArsimimiUniversiteti i Liège

Anne-Marie Lizin-Vanderspeeten (5 janar 1949 - 17 tetor 2015) ishte politikane belge që shërbeu si Presidente e Senatit të Belgjikës prej vitit 2004 deri më 2007.

Karriera politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lizin shërbeu në këshillin e qytetit Huy në vitin 1977 dhe ishte anëtare e këshillit bashkiak prej 1980-82. Në vitin 1983, ajo u emërua si krytare e qytetit Huy ku mbajti këtë pozitë për 26 vite, por në mars të vitit 2009, ajo ishte e detyruar të jep dorëheqje për shkak disa skandaleve.

Në vitin 1979, ajo u zgjodh anëtare e Parlamentit Evropian. Në vitin 1988, ajo u zgjodh në qeverinë belge dhe ishte në këtë pozitë për tetë vite. Gjatë mandatit të saj të parë, ajo u emërua Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane, megjithatë ajo vendosi të lërë këtë rol në vitin 1992 për të filluar Komisionin e Hetimeve për trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2003, ajo u bë Presidente e Komisionit për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Mbrojtjen e Senatit Belg; Në vitin 2004, ajo u emërua Presidente e Senatit të Belgjikës, para se të bëhej më senator në korrik 2007. Ajo ishte kryetarja e parë femër e senatit belg (2004-07).

Jashtë karrierës së saj politike, Lizin ishte eksperte e Kombeve të Bashkuara në varfërinë ekstreme dhe për të drejtat e njeriut prej vitit 1998 deri më 2004.[1]

Botimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatê kohës së saj si politikane, ajo bëri shumë botime, përfshirë botimet e saj të famshme Gratë e Evropës dhe Bota e Tretë, çfarë solidariteti? (1983) dhe Pavarësia e pashmangshme e Kosovës (1997).

Vdekja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lizin u shtrua në spital në Paris më 7 tetor 2015.[2] Disa ditë pasi u lëshua nga spitali, ajo vdiq në Hotel Fort në Huy në Belgjikë më 17 tetor 2015 në moshën 66 vjeçare.[3]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Special Rapporteur on extreme poverty and human rights". Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights (në anglisht). Marrë më 3 nëntor 2017.
  2. ^ Anne-Marie Lizin est décédée  Franca
  3. ^ Anne-Marie Lizin overleden

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]