Antishkenca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Antishkenca është një pozicion që hedh poshtë shkencën dhe metodën shkencore.[1] Njerëzit që kanë pikëpamje antishkencore nuk e pranojnë shkencën si një metodë objektive që mund të gjenerojë njohuri universale. Ata gjithashtu pretendojnë se reduksionizmi shkencor në veçanti është një mjet i kufizuar për të arritur të kuptuarit e një bote komplekse. Fushat kryesore të antishkencës mund të shihen në filozofi, sociologji dhe ekologji.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillimet e revolucionit shkencor, shkencëtarët si Robert Boyle e gjetën veten në konflikt me pikëpamjet e personaliteteve të tilla si Thomas Hobbes, e ku ata ishin skeptikë për faktin nëse shkenca ishte një mënyrë e kënaqshme për të marrë njohuri të mirëfillta rreth botës.

Një shprehje e antishkencës është "mohimi i universalitetit dhe ... legjitimimi i alternativave", si dhe gjoja rezultatet e gjetjeve shkencore jo gjithmonë paraqesin ndonjë realitet themelor, por thjesht mund të pasqyrojnë ideologjinë e grupeve dominuese brenda shoqërisë. [2] Në këtë vështrim, shkenca shihet si e lidhur me të djathtën politike e cila paraqitet si një sistem besimi që është konservator dhe konformist, që shtyp inovacionin, që reziston ndaj ndryshimit dhe që vepron diktatorialisht. Kjo përfshin pikëpamjen, për shembull, se shkenca ka një botëkuptim "borgjez dhe/ose eurocentrik e maskulinist". [3]

Lëvizja anti-bërthamore, e shoqëruar shpesh me të majtën, [4] [5] [6] është kritikuar për mbivlerësimin e efekteve negative të energjisë bërthamore, [7] [8] dhe përvetësimin e kostove mjedisore të burimeve jo-bërthamore që mund të parandalohet përmes energjisë bërthamore. [9] Shumë fusha shkencore të cilat qëndrojnë në kufirin midis shkencave biologjike dhe shoqërore kanë provuar gjithashtu rezistencë nga e majta, siç janë sociobiologjia, [10] psikologjia evolucionare, [11] dhe gjenetika e popullatës. [12] Kjo është për shkak të përceptimit të shoqëruar të këtyre shkencave me racizmin shkencor dhe neokolonializmin. Shumë kritikë të këtyre fushave, siç është Stephen Jay Gould, janë akuzuar se kanë paragjykime të forta politike, dhe se janë angazhuar në një lloj "shkence të turmave". [13]

Origjina e të menduarit antishkencor mund të gjurmohet edhe në reagimin e Romantizmit ndaj Iluminizmit - lëvizje kjo e cila shpesh quhet 'Kundër-Ndriçim' (Counter-Enlightenment). Romantizmi thekson se intuita, pasioni dhe lidhjet organike me Natyrën janë vlera kryesore dhe se të menduarit racional është thjesht një produkt i jetës njerëzore. Ekzistojnë shumë shembuj modernë të polemikës konservatore të antishkencës. Midis këtyre të fundit si më kryesore janë polemikat rreth teorisë evolucioniste [14] dhe mësimet moderne të kozmologjisëshkollat e mesme, ashtu si edhe çështjet mjedisore që lidhen me ngrohjen globale [15] dhe krizën e energjisë .

Në këtë kontekst, antishkenca mund të konsiderohet e varur nga argumentet fetare, morale dhe kulturore. Për këtë lloj filozofie fetare antishkencore, shkenca është një forcë antishpirtërore dhe materialiste e cila minon vlerat tradicionale, identitetin etnik dhe mençurinë historike të akumuluar në favor të arsyes dhe kozmopolitizmit. Në veçanti, vlerat tradicionale dhe etnike të theksuara janë të ngjashme me ato të teologjisë supremaciste të identitetit të krishterë dhe të bardhë, por pikëpamje të ngjashme të krahut të djathtë janë zhvilluar edhe nga sekte radikalisht konservatore të Islamit, Judaizmit, Hinduizmit dhe Budizmit. Lëvizjet e reja fetare të tilla si "New Age" gjithashtu kanë një qëndrim kritik ndaj botëkuptimit shkencor duke favorizuar një filozofi reduksioniste, ateiste, apo edhe materialiste.

Një bazë e shpeshtë e ndjenjës antishkencore është teizmi fetar me interpretime të mirëfillta të teksteve të shenjta. Këtu, teoritë shkencore që bien ndesh me ato që konsiderohen njohuri të frymëzuara hyjnore, vlerësohen si teori me të meta. Gjatë shekujve, institucionet fetare kanë qenë në mëdyshje të përqafojnë ide të tilla si heliocentrizmi dhe lëvizja planetare, sepse ato kundërshtuan botëkuptimin mbizotërues të pasazheve të ndryshme të shkrimeve të shenjta. [16]

Historikisht, antishkenca u ngrit së pari si një reagim kundër materializmit shkencor. Iluminizmi i shekullit XVIII kishte krijuar "idealin e një sistemi të unifikuar të të gjitha shkencave", [17] por kishte edhe nga ata që kishin frikë nga ky nocion, ata të cilët "ndienin ato shtrëngime të arsyes dhe shkencës, të një sistemi të vetëm gjithëpërfshirës ... ishin në një farë mënyre shtrënguese, penguese për vizionin e tyre për botën, zinxhirë në imagjinatën ose ndjenjën e tyre". Antishkenca atëherë është një refuzim i "modelit shkencor [ose paradigmë] ... me implikimin e saj të fortë se vetëm ajo që ishte kuantitative, ose sidoqoftë, e matshme ... ishte e vërtetë". Në këtë kuptim, ajo përfshin një "sulm kritik mbi pretendimin total të metodës së re shkencore për të mbizotëruar të gjithë fushën e njohurive njerëzore". Sidoqoftë, pozitivizmi shkencor (pozitivizmi logjik) nuk mohon realitetin e fenomeneve të pamatshme, vetëm se ato dukuri nuk duhet të jenë adekuate për hulumtimin shkencor. Për më tepër, pozitivizmi, si një bazë filozofike për metodën shkencore, nuk është konsensuale dhe as mbizotëruese në komunitetin shkencor (shiko filozofinë e shkencës).

Antishkenca shpesh lind dhe ushqehet nga emocionet e masave të gjëra, nga dëshirat e tyre, nga ato dëshira irracionale që shkenca racionale nuk i kënaq dot. Përderisa antishkenca e vë theksin tek rezultati, shkenca ndalet më shumë tek metoda.

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Gerald Holton (1993). Science and Anti-science (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 9780674792982.
  2. ^ Andrew C. Wicks and R. Edward Freeman, Organization Studies and the New Pragmatism: Positivism, Anti-Positivism, and the Search for Ethics, Organization Science, 9.2, Mar–Apr. 1998, pp. 123–40
  3. ^ Alan D Sokal, What the Social Text Affair Does and Does not Prove, Critical Quarterly, 40.2, July 1998, pp. 3–18
  4. ^ Victoria Daubert, Sue Ellen Moran, Origins, goals, and tactics of the U.S. anti-nuclear protest movement, Rand, 1985, p. 16
  5. ^ Jeffrey Broadbent, Vicky Brockman, East Asian Social Movements: Power Protest and Change in a Dynamic, Springer, 2009, p. 69
  6. ^ "Anti-nuclear Campaigners and the Qwerty Keyboard, Marbury, 31 March 2011". Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 6 dhjetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ James Lovelock (2004-05-24). "Nuclear power is the only green solution". The Independent (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2010. Marrë më 6 dhjetor 2019.
  8. ^ Patrick Moore (2006-04-16). "Going Nuclear". The Washington Post (në anglisht).
  9. ^ Samuel MacCracken, The War Against the Atom, 1982, Basic Books, pp. 60–61
  10. ^ Wilson, Edward O. (1995). Naturalist (në anglisht). ISBN 978-0-446-67199-6.
  11. ^ Hamilton, W.D. (2000). "A review of Dysgenics: Genetic Deterioration in Modern Populations". Ann. Hum. Genet. (në anglisht). 64 (4): 363–74. doi:10.1046/j.1469-1809.2000.6440363.x.
  12. ^ Mitchell Leslie. "The History of Everyone and Everything". Stanford Alumni Magazine (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 6 dhjetor 2019.
  13. ^ Gottfredson, Linda S. (2012). "Resolute ignorance on race and Rushton". Personality and Individual Differences (në anglisht). 55 (3): 218–23. doi:10.1016/j.paid.2012.10.021.
  14. ^ William D. Anderson Jr. (shtator 2003). "Denying Evolution: Creationism, Scientism, and the Nature of Science". Copeia (në anglisht). 2003 (3): 675–77. doi:10.1643/ot-03-047.
  15. ^ Chris Mooney (2005). The Republican War on Science (në anglisht). Basic Books.
  16. ^ Jon D. Miller, Eugenie C. Scott, Shinji Okamoto Public Acceptance of Evolution Science 11 August 2006: Vol. 313. no. 5788, pp. 765–66
  17. ^ Isaiah Berlin, The Proper Study of Mankind, London: Pimlico, 1997, p328

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]