Shko te përmbajtja

Antonio Loredan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Antonio Loredan (nga latinishtja Antonius Lauretanus; Venecia, 1420 - Padova, 4 gusht 1482) qe një anëtar i familjes patrice venedikase Loredan, komandant i Shkodrës, guvernator i Splitit, Arbërisë Venedikase dhe Moresë.

Antonio u lind në familjen fisnike veneciane të Loredanëve. Gruaja e tij ishte Orsa (Orsola) Pisani,[1] me të cilën pati tre djem: Giovanni, Marco dhe Jacopo.[2]

Moreja dhe Dalmacia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1466, Loredani ishte guvernator i Moresë.[3] Në periudhën 1467-69 ai ishte guvernator i Splitit në Arbërinë Venedikase.[4]

Arbëria Venedikase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loredani u emërua kapiten i Shkodrës dhe guvernator i Arbërisë Venedikase më 12 korrik 1473.[5]

Ai ishte një nga komandantët ushtarakë venecianë gjatë rrethimit të Shkodrës (1474).[6] Sipas disa burimeve, kur garnizoni i Shkodrës u ankua për mungesën e ushqimit dhe ujit, Loredani u tha atyre: "Nëse keni uri, ja ku është mishi im; nëse keni etje, ju jap gjakun tim".[7]

Për shkak të mbrojtjes së suksesshme të qytetit, ai u konsiderua hero lufte.[8] Qeveria venedikase i dha Loredanit titullin "Kalorës i Shën Markut".[9] Për të festuar këtë fitore, venedikasit vendosën më 4 shtator 1474 të ndërtonin një spital.[10]

Qipro dhe Venecia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas mbrojtjes së suksesshme të Shkodrës, qeveria veneciane urdhëroi Loredanin të pushtonte Qipron dhe të garnizonte kështjellat e saj[11] pasi të shkatërronte më parë fortesat osmane në Bojanë. Qëllimi i këtij veprimi ishte të parandalonte Republikën e Gjenovës që të shfrytëzonte situatën e paqëndrueshme në Qipro dhe ta pushtonte atë e para.[12]

Në vitin 1478, Loredan u zgjodh Prokuror i San Markos.[13] Ai vdiq nga ethet e kënetës në vitin 1482, gjatë luftës së Ferrarës.[14]

Në letërsi dhe arte

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Loredan përmendet në shumë vepra letrare, si ato të Stjepan Mitrov Ljubishës[15] dhe Marin Barletit.[16]

  1. Carpaccio: the major pictorical cycles (në anglisht). Skira. 1 nëntor 2000. fq. 33. ISBN 978-88-8118-737-9.
  2. Accademia Galleries in Venice (në anglisht). Electa. 1998. fq. 213. ISBN 978-88-435-6667-9.
  3. The Military Organisation of a Renaissance State: Venice C. 1400 To 1617 (në anglisht). Cambridge University Press. 2006. fq. 175. ISBN 978-0-521-03247-6.
  4. Mogućnosti (në kroatisht). Matica hrvatska, Split. 1991. fq. 430.
  5. "The" Sultan of Vezirs: The Life and Times of the Ottoman Grand Vezir Mahmud Pasha Angelović (1453 - 1474) (në anglisht). Brill. 2001. fq. 225. ISBN 978-90-04-12106-5.
  6. The Companion Guide to Venice (në anglisht). Companion Guides. 1997. fq. 53. ISBN 978-1-900639-24-8.
  7. The Seven Ages of Venice: A Romantic Rendering of Venetian History (në anglisht). Blackie & son, limited. 1927. fq. 134.
  8. Fifty Years of Failed Plans: Venice, Humanism, and the Turks (1453--1503) (në anglisht). ProQuest. 2008. fq. 476. ISBN 978-0-549-80891-6.
  9. Italian history & culture (në anglisht). Cadmo. 1997. fq. 136.
  10. Interpreting the Renaissance: Princes, Cities, Architects (në anglisht). Yale University Press. 2006. fq. 87. ISBN 978-0-300-11158-3.
  11. Studies in the History of Venice (në anglisht). B. Franklin. 1973. fq. 134. ISBN 978-0-8337-4007-6.
  12. Istorija Crne Gore: Od najstarijih vremena do kraja XII vijeka (në kroatisht). Pedakt︠s︡ija za istoriju t︠s︡rne gore. 1970. fq. 315.
  13. La Miniatura veneta del Rinascimento: 1450-1500 (në italisht). dAlfieri. 1969. fq. 157.
  14. War, Culture and Society in Renaissance Venice: Essays in Honour of John Hale (në anglisht). Continuum. 1993. fq. 67. ISBN 978-1-85285-090-6.
  15. Kanjoš Macedonović. Politika. 2005. fq. 72, 78, 91. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. The Siege of Shkodra: Albania's Courageous Stand Against Ottoman Conquest, 1478. David Hosaflook. 2012. fq. 175. ISBN 978-99956-87-77-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Projekte të tjera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]