Arbana Xharra

Arbana Xharra është gazetare kosovare. Ajo ka fituar shumë shpërblime për punën e saj. Në vitin 2015 ajo fitoi Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme të Sekretarit të Shtetit të ShBA-së për divizionin evropian.[1]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arbana është vajza e profesorit të njohur Fahri Xharra.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arbana Xharra është gazetare hulumtuese nga Kosova,ajo punon si gazetare prej vitit 2001.[2] Karrierën e filloj ne gazetën Koha Ditore si gazeta e parë e pavarur e themeluar[3] në 2006 dhe 2007. Ajo ka qenë kontribuese në Balkan Insight,[4] kurse aktualisht është redaktore e përgjithshme e gazetës Zëri.[5]
Raportuese hulumtuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arbana Xharra ka besuar se demokracia do të lulëzojë dhe se shtypi duhet të ketë të drejtën për të hetuar shqetësimet publike.[6] Ajo ka shkruar për një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë një hetim në vitin 2006 mbi çështjen e shpenzimeve qeveritare dhe keqmenaxhimit financiar[4] një tjetër ekzaminim në vitin 2007 mbi inflacionin dhe mungesën ushqimore[7] një raport në vitin 2010 në pyetjen drejtuar Telekomit të Kosovës se si asetet e shtetit janë duke u përdorur[6] dhe marrëdhëniet ndërmjet bizneseve dhe politikës. Xharra është përballur me shqyrtime gjyqësore në vitin 2012, kur në njërin prej raporteve të saj ajo flet për korrupsionin e qeverisë lidhur me nje lokal biznesi me politikanë.[8] Rasti i saj përjashtohet nga gjykata, vendimi i së cilës ka deklaruar se ajo i ishte përmbajtur Kodit të Etikës për mediat e shkruara të Kosovës.[9]
Gjatë një periudhe 18 mujore që fillon në vitin 2012 , Xharra ka hetuar rritjen e aktivitetit fetar që nga rënia e socializmit në ish-Jugosllavi.[10] Ajo raportoi mbi ekstremizmin fetar dhe ndikimin i tij në shoqëri. Duke vlerësuar ekstremistët islamikë që veprojnë në Kosovë, ajo zbuloi lidhje me organizata terroriste. Me zbulimin e këtyre lidhjeve operative dhe financiare, Xharra ishte në gjendje për të ndihmuar qeverinë në përpjekjet për të adresuar këtë problem, por këto raportime i shkaktuan asaj sulme publike mbi reputacionin e saj dhe kërcënim me vdekje.[5][2]
Përkatësia politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 9 maj 2017, ajo dha dorëheqjen në Zëri dhe u bë anëtare e PDK-së (partia më e madhe politike në atë kohë). Disa ditë më vonë, më 13 maj 2017, ajo u rrah brutalisht në një vend parkimi në Prishtinë.[11][12][13] Udhëheqësit, gazetarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Kosovës e dënuan sulmin. Arbana Xharra dha dorëheqje nga PDK në maj 2018. Aktualisht ajo po shkruan dhe po bën kërkime me profesorin e NYU-së Alon Ben-Meir mbi Turqinë dhe radikalizimin në Ballkan.
Çmime dhe njohje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Xharra ishte fituese e trefishtë e Çmimit të UNDP-së për artikujt e saj mbi korrupsionin në Kosovë në vitin 2006, 2007 dhe 2008.[8] Në vitin 2012 asaj i'u dha një bursë ballkanike për gazetari cilësore dhe për raportimet e saj në lidhje me ndryshimin e qëndrimeve ndaj islamit në Kosovë.[14] Në vitin 2013 ajo u nderua me çmimin Rexhai Surroi nga Grupi Koha për një artikull mbi ekstremizmin dhe çmimin për nxitjen e debateve nga INPO në Ferizaj[15] (Progress Initiative)[16] për krijimin dhe diskursin publik për ekstremizmin fetar.[15] Në vitin 2015 ajo fitoi Çmimin Ndërkombëtar për Gratë e Guximshme të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së për divizionin evropian.[1] Në vitin 2022, Arbana Xharra mori një çmim nga revista amerikane "My New York" në nominimin për heroizëm.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 Grimes, Stacy (2023-08-14). "Arbana Xharra". AWIU (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-02.
- 1 2 "Flet gazetarja Arbana Xharra: Ekstremistet islamike më kanë kërcënuar me djemtë e mi". Koha Jone. 10 mars 2015. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ↑ "KOHA Ditore Online". online.koha.net. KOHAnet. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2018. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Xharra, Arbana (17 tetor 2006). "Kosovo report lifts lid on officials' lavish lifestyle". Balkan Insight. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Arbana Xharra, wins the Secretary of State's IWOC award". RTK Live. mars 2015. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Wave of threats against print media journalists". Reporters Without Borders. 10 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Leviev-Sawyer, Clive (23 nëntor 2007). "INSIGHT: The Kosovo formula?". Sofia, Bulgaria: The Sofia Echo. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "Returning to the lawsuit against Arbana Xharra". Reporters Without Borders. 16 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 mars 2015. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Hoxha, Donjetë (21 janar 2013). "Zhugolli Humb Gjyqin Ndaj Gazetares Arbana Xharra". Jeta në Kosovë. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Xharra, Arbana (24 dhjetor 2012). "Fissures in the Faith: Rise of Conservative Islamists Alarms Kosovans" (në anglisht). Balkan Insight. Marrë më 11 mars 2015.
- ↑ "FOTO/ Kosovë, sapo u kthye nga Tirana rrihet brutalisht Arbana Xharra, e sapo aderuar në Partinë Demokratike". Marrë më 2026-02-02.
- ↑ "Lajmi i fundit: Arbana Xharra rrahet brutalisht nga persona të panjohur". Marrë më 2026-02-02.
- ↑ albinfo.ch (2017-05-13). "Arbana Xharra rrahet brutalisht". Albinfo. Marrë më 2026-02-02.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Balkan Fellowship for Journalistic Excellence: 2012 Fellows". birn.eu.com (në anglisht). birn.eu.com. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 11 mars 2015.
- 1 2 "Two Awards for BIRN Fellowship Alumna Arbana Xharra" (në anglisht). Balkan Fellowship for Journalistic Excellence. 27 dhjetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 11 mars 2015.
- ↑ "Historiku". http://inpo-ks.org. Progress Initiative. Marrë më 11 mars 2015.
{{cite web}}: Lidhje e jashtme në(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|website=|language=(Ndihmë!)