Ardian Ismajli
|
Ardian Ismajli, 2025 | |||
| Të dhënat vetjake | |||
|---|---|---|---|
| Emri i plotë | Ardian Ilmi Ismajli | ||
| Data e lindjes | 30 shtator 1996 (29 vjeç) | ||
| Vëndi i lindjes | Majaca, Kosovë | ||
| Gjatësia | 1.85 m (6 ft 1 in) | ||
| Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
| Të dhënat e ekipit | |||
Ekipi aktual | Empoli | ||
| Numri | 34 | ||
| Karriera me të rinjtë | |||
| 2010–2015 | 2 Korriku | ||
| Karriera me klube* | |||
| Vitet | Ekipi | Ndsh | (Gola) |
| 2015–2016 | 2 Korriku | 0 | (0) |
| 2015–2016 | → Prishtina (huazim) | 9 | (0) |
| 2016–2020 | Hajduk Split | 84 | (2) |
| 2017–2018 | → Hajduk Split II | 5 | (0) |
| 2020–2021 | Spezia | 17 | (1) |
| 2021– | Empoli | 42 | (0) |
| Karriera ndërkombëtare‡ | |||
| 2015 | Shqipëria U21 | 1 | (0) |
| 2017–2018 | Kosova U21 | 9 | (0) |
| 2018 | Kosova | 1 | (0) |
| 2018– | Shqipëria | 32 | (2) |
|
* Club domestic league appearances and goals as of 30 gusht 2023 (CEST) ‡ Kombëtarja caps and goals as of 14:09, 31 mars 2023 (CEST) | |||
Ardian Ismajli (lindur më 30 shtator 1996) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Empoli dhe kombëtaren shqiptare.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e para
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ismajli është produkt i akademisë së klubit kosovar KF 2 Korriku nga Prishtina. Ai debutoi si profesionist gjatë sezonit 2013–14 kurse në janar 2015 u huazua te Prishtina për gjashtë muaj.
Hajduk Split
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shkurt 2016, Ismajli u transferua në Kroaci te Hajduk Split duke firmosur një kontratë deri në qershor 2019.[1] Ai fillimisht luajti me ekipin rezervë si dhe ishte pjesë e akademisë. Më 14 maj, Ismajli bëri debutimin e tij me ekipin e parë duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 3–2 kundër NK Zagrebit në Ligën e Parë Kroate të Futbollit.[2]
Ismajli u bë titullar i rregullt në ekip në sezonin 2016–17 nën drejtimin e trajnerit Marijan Pušnik. Më 18 gusht, ai bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Evropës në humbjen 2–1 kundër Maccabi Tel Aviv në fazën play-off.[3] Tre ditë më vonë, ai shënoi golin e parë me klubin në humbjen 4–2 kundër Rijekës në Poljud Stadium.[4]
Spezia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 14 shtator 2020, Ismajli firmosi një kontratë tre-vjeçare me Spezian para nisjes së sezonit të tyre të parë në Serie A.[5]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kosova
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 5 qershor 2017, Ismajli bëri debutimin e tij me ekipin nën-21 të Kosovës në ndeshjen kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian nën-21 2019 kundër Norvegjisë.[6]
Më 6 tetor 2016, Ismajli u thirr për herë të parë në ekipin e parë për ndeshjet kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2018 kundër Kroacisë dhe Ukrainës.[7] Megjithatë, ai u detyrua të tërhiqej pas një dëmtimi të pësuar me Hajduk Splitit një ditë para.[8]
Ismajli luajti ndeshjen e parë me Kosovën më 29 maj 2018 në ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë të fituar 3–0, duke luajtur 90 minuta të plota si titullar.[9]
Shqiperia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 tetor 2016, Ismajli mori pasaportën shqiptare, duke u bërë i disponueshëm për të luajtur me Shqipërinë.[10] Dy muaj më pas, ai u ftua nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen e UEFA Ligës së Kombeve 2018–19 kundër Skocisë dhe ndeshjen miqësore kundër Uellsit.[11]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pozicioni i preferuar i Ismajlit është roli i qëndër-mbrojtësit, por ai mund të luaj edhe mbrojtës i djathtë. Ai është një lojtar fizik i cili gjithashtu kontribon në ndërtimin e lojës së ekipit.[12]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 21 maj 2022[13]
| Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
| Prishtina | 2015–16 | Superliga e Kosovës | 9 | 0 | 0 | 0 | — | — | 9 | 0 | ||
| Hajduk Split | 2015–16 | Liga e Parë Kroate | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
| 2016–17 | 18 | 1 | 0 | 0 | 2[a] | 0 | — | 20 | 1 | |||
| 2017–18 | 14 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | 3[b] | 0 | 19 | 0 | ||
| 2018–19 | 20 | 1 | 3 | 0 | 0 | 0 | 2[b] | 0 | 25 | 1 | ||
| 2019–20 | 28 | 0 | 1 | 0 | 1[a] | 0 | — | 30 | 0 | |||
| 2020–21 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 3 | 0 | |||
| Gjithsej | 84 | 2 | 6 | 0 | 3 | 0 | 5 | 0 | 98 | 2 | ||
| Spezia | 2020–21 | Serie A | 17 | 1 | 4 | 0 | 0 | 0 | — | 21 | 1 | |
| Empoli | 2021–22 | 20 | 0 | 2 | 0 | 0 | 0 | — | 22 | 0 | ||
| 2022–23 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 0 | 0 | |||
| Gjithsej karriera | 135 | 3 | 12 | 0 | 3 | 0 | 5 | 0 | 155 | 3 | ||
- 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- 1 2 Të gjitha ndeshjet në Ligën e Dytë Kroate me Hajduk Split II
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 10 shtator 2023[14]
| Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
|---|---|---|---|
| Kosova | 2018 | 1 | 0 |
| Gjithsej | 1 | 0 | |
| Shqipëria | 2018 | 2 | 0 |
| 2019 | 9 | 0 | |
| 2020 | 3 | 1 | |
| 2021 | 9 | 0 | |
| 2022 | 7 | 1 | |
| 2023 | 4 | 0 | |
| Gjithsej | 34 | 2 | |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përditësuar më 10 shtator 2023
- Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Ismajli.[14]
| Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | 15 nëntor 2020 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 14 | 2–0 | 3–1 | UEFA Liga e Kombeve C 2020–21 | |
| 2 | 16 nëntor 2022 | Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri | 31 | 1–0 | 1–3 | Ndeshje miqësore |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ardian Ismajli potpisao ugovor s Hajdukom". NogometPlus (në kroatisht). 15 shkurt 2016.
- ↑ "NK Zagreb 2 – 3 HNK Hajduk Split" (në anglisht). Soccerway. 14 maj 2016. Marrë më 18 shtator 2023.
- ↑ "M. Tel-Aviv 2-1 Hajduk Split" (në anglisht). UEFA. 18 gusht 2016.
- ↑ "Hajduk - Rijeka 2:4" (në kroatisht). HNK Hajduk Split. 21 gusht 2016.
- ↑ "Ardian Ismjli è un nuovo difensore delle Aquile". acspezia.com (në italisht). Spezia Calcio. 14 shtator 2020.
- ↑ "Kombëtarja U21 filloi përgatitjet për sfidën me Norvegjinë". Federata e Futbollit e Kosovës. 5 qershor 2017.
- ↑ "Bunjaki announces the list of players for the matches with Croatia and Ukraine" (në anglisht). Federata e Futbollit e Kosovës. 2 tetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2016. Marrë më 9 maj 2018.
- ↑ "Lëndohet mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Ismajli". Koha Ditore. 3 tetor 2016.
- ↑ "Kosova e fiton me spektakël miqësoren kundër Shqipërisë". Federata e Futbollit e Kosovës. 29 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 29 maj 2018.
- ↑ "PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE". Qendra e Botimeve Zyrtare. 26 tetor 2018. Marrë më 2 janar 2023.
- ↑ "Panucci shpall listën e kombëtares për dy ndeshjet e rradhës". Federata Shqiptare e Futbollit. 7 nëntor 2018.
- ↑ "Ecco Ardian Ismajli il jolly della difesa". lanazione.it (në italisht). La Nazione. 7 shtator 2020. Marrë më 19 shtator 2023.
- ↑ "Ardian Ismajli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 19 shtator 2023.
- 1 2 "Ardian Ismajli". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe që përdorin kutinë informuese të biografisë së futbollit me pozicion të parregullt
- Lindje 1996
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë nga Besiana
- Futbollistë shqiptarë
- Futbollistë në kombëtaren shqiptare
- Futbollistë në KF 2 Korriku
- Futbollistë në KF Prishtina
- Futbollistë në HNK Hajduk Split
- Futbollistë në Spezia Calcio
- Futbollistë në Empoli F.C.
- Futbollistë në Raiffeisen Superliga
- Futbollistë në Prva HNL
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2024