Shko te përmbajtja

Ardian Pepa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ardian Pepa (lindur më 2 mars 1977, Fushë-Arrëz) është një skulptor dhe piktor shqiptar.[1] Ai është i njohur për krijimet e tij në skulpturë dhe ka realizuar disa vepra monumentale në Shqipëri.

Ardian Pepa lindi më 2 mars 1977 në Fushë-Arrëz, Shqipëri. Ai ndoqi studimet e larta në Akademin e Arteve të Shqipërisë, ku u diplomua në degën e skulpturës në vitin 2001.

Gjatë karrierës së tij, Ardian Pepa ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Ai ka realizuar një numër të madh skulpturash monumentale dhe punime artistike në materiale të ndryshme si bronzi, mermeri dhe druri.

Disa nga ekspozitat dhe veprat më të njohura të tij përfshijnë:

  • "Plus", ekspozitë personale në Galerinë e Akademisë së Arteve, 2001.
  • Ekspozitë personale në Galerinë e Fondacionit "Velia", 2002.
  • Ekspozita kolektive "Blic" në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, 2003.
  • Pjesëmarrje në Panairin e Artit Bashkëkohor në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës "Pjetër Arbnori", 2006.

Në vitin 2018, ai fitoi konkursin për realizimin e shtatores[2] monumentale të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në qendër të Lezhës. Vepra e tij u përzgjodh nga komisioni i ngritur nga Bashkia e Lezhës, duke përmbushur kriteret e kërkuara për konceptin dhe realizimin artistik. Shtatorja u përurua më 2 mars 2025[3],[4].

Kontributet në skenografi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pepa ka punuar gjithashtu në skenografi, duke krijuar skena për shfaqje teatrore dhe evente të ndryshme kulturore, përfshirë:

  • Skenografia e shfaqjes "Marie Kraja", 2005.
  • Skenografia për "Miss Albania 2005" në Kalanë e Kaninës, Vlorë.

Stili dhe teknika

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ardian Pepa përdor një shumëllojshmëri materialesh në punimet e tij, përfshirë:

  • Druri
  • Metali
  • Mermeri
  • Alabastër
  • Gipsi
  • Qeramika

Ai është i njohur për qasjen e tij bashkëkohore ndaj skulpturës dhe për eksperimentimin me format dhe materialet.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. https://creativemornings.com/talks/ardian-pepa-about-touch/
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2025. Marrë më 3 mars 2025. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. https://sot.com.al/kultura/shtatorja-e-skenderbeut-vendoset-ne-lezhe-ne-581-vjetorin-e-kuvendit-te-beselidhjes-se-lezhes/
  4. https://shqiptarja.com/lajm/gjergj-kastrioti-rikthehet-ne-shtepi-shtatorja-e-heroit-kombetar-vendoset-perballe-memorialit-ne-lezhe/