Arif Demolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Arif Demolli
Demolli, me 11 maj 2007Prizren
U lind më2 maj 1949
KosovaGllogovica, Prishtinë Kosovë
Vdiq më6 mars 2017
Prishtinë
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareromane, tregime, poezi

Arif Demolli (* 2 maj 1949 në fshatin Murrizaj, Gllogovicë) është gazetar dhe shkrimtar shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arif Demolli lindi më 2 maj 1949GllogovicëPrishtinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse në Prishtinë mbaroi shkollën e mesme normale dhe fakultetin filozofik, grupin e gjuhës dhe letërsisë shqiptare. Pos në arsim punoi në revistën “Bota e Re”, Televizionin e Prishtinës, “Fjala”,“Pionieri” dhe tani në MASHT, në Prishtinë. Tregimet e tij jane perfshire ne panorama dhe ne antologji te ndryshme te prozatoreve shqiptare.Librat Ballkonet e nje qyteze dhe Pellumbat e kujtimeve i jane ribotuar edhe në Tiranë. Më 1981 u burgos dhe u dënua me dy vjet burg, kurse deri më 1990 mbeti pa punë dhe pa të drejtë botimi të veprave të tij. Për romanin "Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie" mori Çmimin Pjetër BogdaniShoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin "Pse gjirafa ka qafë të gjatë" mori çmimin letrar Vehbi Kikaj. Është autor dhe bashkautor edhe i disa librave të leximit. Jeton në Prishtinë.

Shkruan krysisht prozë, për femijë e për të rritur. Merret dhe me përkthime letrare.[1]

Demolli vdiq në Prishtinë, më 6 mars 2017.

Veprat letrare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Pëllumbat e kujtimeve 1978
  • Ballkonet e një qyteze 1979
  • Lushi si askushi 1980
  • Fjalim para tokave të vjetra
  • Njeriu i blertë
  • Ante portas
  • Shkullësit e përjetshëm
  • Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie 1993
  • Lushi në kopshtin e magjepsur
  • Druri ku duan të jetojnë të gjithë
  • Vdekja e Akanit 1990
  • Pse gjirafa ka qafë të gjatë
  • Farët magjike
  • Lulevera dhe Ylberi
  • Si mbetën gjallë shqiptarët
  • Pëllumbat e kujtimeve
  • Kur je më i vogli
  • Nën kafaz-tërë gaz[2] 2010
  • Plaku Zemërbardhë

Në gjuhë të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tekste shkollore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Leximi 1-Leximi i klasës së parë
  • Leximi 2-Leximi i klasës së dytë
  • Leximi 3-Leximi i klasës së tretë

Skenar filmi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Klasa e 2-Klasa e dytë
  • Klasa e 3-Klasa e tretë

klasa e 4 klasa e katert

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ pellumbat
  2. ^ http://www.koha.net/?page=1,5,60814
  3. ^ http://waldgut.ch/e8/e656/e3566/
  4. ^ http://www.mkrs-ks.org/?page=1,6,1200#.VsDMpdLR_IU

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]