Aristoteli
Aristoteli (384 - 322) [1] ishte filozof, mendimtar dhe shkencëtar i shquar i Greqisë antike. Ai lindi ne vitin 384 para Krishtit ne Stragirë te Greqis Veriore dhe ishte gjeniu më i madh intelektual i botës antike perëndimore. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore.[2] Ai ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe "filozof i fatlumturisë".[3] Njihej edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin "Mësuesi i parë" (anglisht: The First Teacher; arabisht: al-mua'lim al-awwal, المعلم الأول).
Aristoteli vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe nga Platoni kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë . Aristoteli ishte mësuesi i Aleksandri i Madh në disa dislplina shkencore të kohës duke realizuar formimin e liderit befasues dhe perandorit të ri një fenomen i veçantë ende për studjuesit . Shkrimet e tij mbulojnë shumë lëndë - duke përfshirë fizikën, biologjinë, zoologjinë, metafizikën, logjikën, etikën, estetikën, poezinë, teatrin, muzikën, retorikën, psikologjinë, gjuhësinë, ekonominë, politikën dhe qeverinë - dhe përbëjnë sistemin e parë gjithëpërfshirës të filozofisë perëndimore.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.
Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni.
Menjëherë pas vdekjes së Platonit, Aristoteli u largua nga Athina dhe, me kërkesë të Filipit II të Maqedonisë, udhëzoi Aleksandrin e Madh që filloi në vitin 343 pes. Mësimdhënia Alexander i dha Aristotelit shumë mundësi. Ai krijoi një bibliotekë në Liceun që e ndihmoi atë të prodhonte shumë nga qindra libra të tij, të cilat ishin rrotulla të papirusit. Fakti që Aristoteli ishte një nxënës i Platonit kontribuoi në pikëpamjet e tij të mëparshme të Platonizmit, por, pas vdekjes së Platonit, Aristoteli u zhyt në studime empirike dhe u zhvendos nga platonizmi në empirizëm. Ai besonte se të gjitha konceptet dhe njohuritë përfundimisht bazoheshin në perceptimin. Pikëpamjet e Aristotelit mbi shkencat natyrore paraqesin themelet që bazohen në shumë nga veprat e tij.
Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese. Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si Aristotelizmi.
Në njohjen e Aristotelit dhe veprimtarisë së tij, merita të mëdha kanë dijetarët myslimanë në radhë të pare Ibën Sina i njohur në perëndim me emrin Avicena dhe Ibën Rushd (Averroès) nga Kordoba, të cilët me punën e tyre dhe analizat e komentet e shkëlqyera e bënë të kuptueshme dhe akoma më cilësore filozofinë e Aristotelit. [4]
Vepra (Corpus Aristotelicum)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Logica - Organon (Όργανον)
- Categoriae (Κατηγοριαι)
- De interpretatione (Περὶ Ἑρμηνείας)
- Analytica priora (Ἀναλυτικῶν προτέρων) Α-Β
- Analytica posteriora (Ἀναλυτικῶν ὑστέρων) Α-Β
- Topica (Τοπικῶν) Α-Θ
- De Sophisticis Elenchis (Περὶ σοφιστικῶν ἐλέγχων)
- Physica (Φυσικῆς Ἀκροάσεως) Α-Θ
- De caelo (Περὶ οὐρανοῦ) Α-Δ
- De generatione et corruptione (Περὶ γενέσεως καὶ φθορᾶς) Α-Β
- Meteorologica (Μετεωρολογικῶν) Α-Δ
- De mundo ad Alexandrum (Περὶ κοσμοῦ πρὸς Ἀλεξάνδρων)*
- De anima (Περὶ ψυχῆς) Α-Γ
- Parva naturalia
- De sensu et sensibilibus (Περὶ αἰσθήσεως καὶ αἰσθητῶν)
- De memoria et reminiscentia (Περὶ μνήμης καὶ ἀναμνήσεως)
- De somno et vigilia (Περὶ ὕπνου καὶ ἐγρηγόρσεως)
- De insomnis (Περὶ ἐνυπνίων)
- De divinatione per somnum (Περὶ τῆς καθ’ ὕπνον μαντικῆς)
- De longitudine et brevitate vitae (Περὶ μακροβιότητος καὶ βραχυβιότητος)
- De juventute et senectute (Περὶ νεότητος καὶ γήρως)
- De vita et morte (Περὶ ζωῆς καὶ θανάτου)
- De respiratione (Περὶ ἀναπνοῆς)
- De spiritu (Περὶ πνεύματος)
- Historia animalium (Περὶ τὰ ζῷα ἱστορίαι) Α-Κ
- De partibus animalium (Περὶ ζῴων μορίων) Α-Δ
- De motu animalium (Περὶ ζῴων κινήσεως)
- De animalium incessu (Περὶ πορείας ζῴων)
- De generatione animalium (Περὶ ζῴων γενέσεως) Α-Ε
- De coloribus (Περὶ χρωμάτων)*
- De audibilibus (Περὶ ἀκουστῶν)*
- Physiognomica (Φυσιογνωμονικῶν)*
- De plantis (Περὶ φυτῶν) Α-Β*
- Mirabilium auscultationes (Περὶ θαυμασίων ἀκουσμάτων)*
- Problemata (Προβλημάτων) Α-ΚΑ-ΚΘ,ΛΑ-ΛΗ*
- De lineis insecabilibus (Περὶ ἀτόμων γραμμῶν)*
- De ventorum situ et nominibus (Ἀνέμων θέσεις καὶ προσηγορίαι)*
- De Melisso, Xenophane, Gorgia (Περὶ Ξενοφάνους, Περὶ Ζήνωνος, Περὶ Γοργίου)*
- Metaphysica (Τῶν μετὰ τὰ φυσικά) Α-Κ
- Ethica Nicomachea (Ἠθικῶν Νικομαχείων) Α-Κ
- Magna moralia (Ἠθικῶν Μεγάλων) Α-Β*
- Ethica Eudemia (Ἠθικῶν Εὐδημίων) Α-Η
- De virtutibus et vitiis (Περὶ ἀρετῶν καὶ κακίων)*
- Politica (Πολιτικά) Α-Θ
- Oeconomica (Οἰκονομικῶν) Α-Β*
- Ars Rhetorica (Τέχνης ῥητορικῆς) Α-Γ
- Ars Poetica (Περὶ ποιητικῆς) [5]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aristotle for Everybody
- Eugene Gendlin (2012). Line by Line Commentary on Aristotle's De Anima, Volume 1: Books I & II; Volume 2: Book III. Spring Valley, New York: The Focusing Institute. Available online in PDF.
- Terence Irwin (1988). Aristotle's First Principles. Oxford: Clarendon Press, ISBN 0-19-824290-5.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Stanford Encyclopedia of Philosophy Stampa:En icon:
- Aristotle (general article)
- Aristotle in the Renaissance
- Biology
- Causality
- Commentators on Aristotle *Ethics
- Logic
- Mathematics
- Metaphysics
- Natural philosophy
- Non-contradiction
- Political theory
- Psychology
- Rhetoric
- Aristoteles-Park in Stagira Stampa:En icon
- Massachusetts Institute of Technology Arkivuar 6 janar 2011 tek Wayback Machine Stampa:En icon.
- Stampa:En icon Perseus Project at Tufts University.
- University of Adelaide Arkivuar 15 shkurt 2017 tek Wayback Machine Stampa:En icon.
- (frëngjisht) P. Remacle
- The 11-volume 1837 Bekker edition of Aristotle's Works in Greek (PDF Arkivuar 24 nëntor 2022 tek Wayback Machine · )
- Stampa:En icon Aristotle Collection (translation).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shefik Osmani:Fjalor i pedagogjisë, Shtëpia Botuese "8 Nëntori", Titanë, 1983, fq. 36 - 37. OCLC 254579414
- ^ Baku, Pasho, red. (2011). "Aristoteli". Enciklopedia universale e ilustruar. Tiranë: Shtëpia Botuese Bacchus. fq. 71. OCLC 734077163.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hajrullah Koliqi:Historia e pedagogjisë botërore I, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1997, fq. 89.
- ^ Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.23, botimi i tretë, Prishtinë 2004
- ^ The Complete Works of Aristotle, Ed. Jonathan Barnes, 2 vol., Princeton University Press, 1984.