Arjan Kallço

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arjan Kallço lindi në vitin 1967 në qytetin e Korçës. Pasi kreu shkollën e mesme në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” ndoqi studimet e larta në degën e Gjuhës italiane, në UT, në vitet 1986-1990. Punon si mësues në shkolla të Korçës dhe pedagog i jashtëm në Universitetin “F. S. Noli”. Pasioni i tij janë poezia dhe përkthimi. Ka botuar librin me përkthime “Proverba të gjuhës italiane” si dhe librin me poezi “Poezi italiane për dashurinë” me 37 autorë. Boton vazhdimisht në faqet e internetit të Klubit Italian të Poetëve duke marrë pjesë dhe në konkurrimet e përmuajshme që zhvillohen në Itali. Bashkëpunon me poeten italiane Gabriela Gruber për të nxitur tek të rinjtë pasionin për poezinë nëpërmjet pjesëmarrjes në konkurset e klubit “Poezi dhe solidaritet”. Boton dhe në revistën “Poeteka” dhe në gazetën “Albania Press” që botohen në Greqi. Nje prej poezive te tij:

Arjan Th. Kallço – Korçë

GJURMË Gjurmë të panumërta mbi rërën e lagur nga vjeshta që ende nuk janë fshirë. Askush nuk ia ka më ngenë plazheve të braktisura ku tundimet e pashpirt s’tërheqin më askënd. Era duket se ka mbetur diku e panisur, as deti dot nuk i paska larë. Dikur kam ecur edhe unë mbi këtë rërë, kushedi sa të tilla koha i ka fshirë! Memece s’shqiptojnë më asnjë fjalë, vetëm me kujtimet flasin, fort mirë e dinë se në vargje jetojnë gjallë. Të dy ne një ditë, Unë dhe Ti, rruga në Ulqin do na sjellë, dakord do të jenë të tjera gjurmë, dy shpirtra në një, jo s’thjeshtohen, shenjën e bëjnë më të thellë, shumë…shumë…