Jump to content

Arkeologjia e Matit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Akreologjia e Matit

Shpella e Nezirit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpella e Nezirit ka qenë banuar gjatë tri periudhave kryesore të epokës së bronzit: periudhës së hershme, të mesme dhe të vonë, pavarësisht se intensiteti i banimit të saj gjatë këtyre periudhave nuk ka qenë kurdoherë i njëjte. Këto tri periudha ndjekin në unitet kulturor dhe etnik nj era tjetrën dhe lejojnë kështu që të ndiqet zhvillimi i kulturës së kësaj epoke nga një etapë në tjetrën.[1]

Shpella e Këputës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me emrin «Kultur a e Matit», deri vonë është quajtur kultura ilire e zbuluar kryesisht në varrezat tumulare, që përfshijnë kohën nga periudha e bronzit të mesëm deri në fund të periudhës së hekurit të hershëm. Vitet e fundit, krahas varrezave, një vëmendje e veçantë i është kushtuar gjurmimit të vendbanimeve shpellore të grykës së Valit, të banuara që në kohët më të lashta të parahistorisë, të cilat vargëzohen në një faqe shkëmbore që bie thikë mbi krahun e majtë të kësaj gryke. pranë fshatrave Laç e Bruç.[2]

  1. ^ Andrea Zhaneta. Vendbanimi shpellor i Nezirit (Pjesa e dytë — Epoka e bronzit): Iliria, vol. 20 n°2, 1990. fq. 5-63;
  2. ^ Andrea Zhaneta. Mbi gjenezën dhe vijimësinë e kulturës së Matit në epokën e bronzit: Iliria, vol. 15 n°2, 1985. Kuvendi II i studimeve ilire (Tiranë, 20-23. XI. 1985) fq. 163-174;