Shko te përmbajtja

Arkitektura Merovinge

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Katedralja e Saint-Léonce në Fréjus

Arkitektura Merovinge do të zhvillohej në territoret evropiane të qeverisura nga frankët midis shekullit të V dhe të VIII Gali dhe Galinë Belge të lashta; emri rrjedh nga merovingët, një dinasti mbretërore Mesjetës së Hershme që do të niste me Meroveun rreth vitit 450 dhe do të përfundonte me dëbimin e të fundit, Kilderikut të III në vitin 751, për ti hapur rrugë në vijim Karolingëve me Pepin të Shkurtrin.[1]

Klodoveu I gjatë sundimit të tij (481-511) do të bashkonte një territor të madh nën kontrollin e tij dhe do të zgjidhte besim e krishterë, duke u pagëzuar në prag të shekullit të VI (më 496 ose më 506). Qoftë ai qoftë pasuesit e tij do të ngrinin ndërtesa të reja, mbi të gjitha manastire, që do të shërbenin si qendra kulturore, por edhe mbi të gjitha, si baza për rrezatimin e pushtetit qendror.[2][3][4][5]

Pagëzimorja e Saint-Jean të Poitiers

Shembujt e mbijetuar nuk janë të shumtë, si në përgjithësi për të gjithë Arkitekturën e Mesjetës së Hershme, por domethënëse. Sot, megjithë rimodelimet të pjesës më të madhe të strukturave, njihen karakteristikat kryesore mbi të gjitha falë arkeologjisë. Arkitektura Merovinge pasqyron vazhdimësinë e traditës arkitekturore romake, veçanërisht me plan bazilikor. Planimetria e kishave shpesh rimerr atë të bazilikave civile romake dhe të bazilikave të para të krishtera, me ndikime të arkitekturës bashkëkohës të Perandorisë Romake Lindore, mbi të gjitha siriane dhe armene.[6][7]

Në pjesën lindore të mbretërisë franke arkitektura shpesh ishte prej druri, ndërsa përdorimi i gurit ishte më i zakonshëm në pjesën perëndimore dhe jugore.[2] Fiset gjermanike, nga ana tjetër, kishin aftësi ndërtimore kryesisht në dru, gjë që i bënte shumë nga ndërtimet e tyre tu ngjanin kishave Stavkirke të Skandinavisë.[8]

Gregori i Tursit te Historia Francorum përshkruan Bazilikën e Shën Martinit në Tours, e ndërtuar nga Shën Perpeti, peshkop midis viteve 460 dhe 490, tashmë e shkatërruar në Periudhën e Gregorit: e dekoruar nga 120 kolona mermeri dhe nga mozaike, kishte kulla në krahun lindor.[2]

Një element tipik i Arkitekturës Merovinge, ndoshte me origjinë pikërisht nga Toursi, është prania e sarkofagut ose relikuarit të shenjtit të adhuruar në faltoret e vendosura në pozicion të ngritur brenda altarit, ndoshta në absidë, në mënyrë që të ishte e dukshme për besimtarët. Midis veprave të tjera të mëdha të periudhës, sot të humbura nga rindërtimet pasuese, janë Abacia e Saint-Denis në Paris, Kisha e Sankt Gereonit në Këln dhe Abacia e Saint-Germain-des-Prés, po në Paris, të përshkruara si të zbukuruara në mënyrë madhështore.

Midis ndërtesave të mbijetuara ka ndërtesa më të vogla dhe modeste, mbi të gjitha pagëzimore. Tre pagëzimore me baza tetëkëndore gjenden në Aix-en-Provence, Riez dhe Fréjus, secila e mbuluar nga një kupolë e mbajtur nga shtylla, që përngjasojnë për shembull Kishën e Shën Gjergjitë në Ezra'a të Sirisë.[8]

Ndërsa shembujt poitevinë janë të ndryshëm, si Pagëzimorja e Saint Jean në Poitiers (shekulli VI-VII), që ka formë drejtkëndore me tre absida dhe ruan, ndër të tjera, kapitelet origjinale prej mermeri.

Disa kripta kanë mbijetuar deri në ditët e sotme: në Bazilikën e Saint-Seurin në Bordo, në Kishën e Saint-Laurent në Grenoble dhe në Abacinë e Notre-Dame de Jouarre. Ato patën një rol të rëndësishëm sepse ruanin mbetjet fundore të shenjtëve, sende adhurimi të posaçëm.

  1. ↑ James Stevens Curl & Jane Turner 2018
  2. 1 2 3 "Architecture under Merovingians". Art History – Early Mevieval Europe (në anglisht). Vëll. 16. Boundless. 23 nëntor 2025. fq. 819–822 – nëpërmjet LibreTexts.
  3. ↑ George Gilbert Scott 1879, fq. 37–68
  4. ↑ Arthur Kingsley Porter 1909
  5. ↑ Pascale Chevalier 2020, fq. 657–692
  6. ↑ Charles B. McClendon 2005
  7. ↑ Ian Wood 2014
  8. 1 2 Wilfred Koch & Waldemar Baraniewski 2013

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]